Dark Mode Light Mode

Sot kreu i FFK-së Agim Ademi vizitoi LRF të Mitrovicës

Kryetari i LRF të Mitrovicës, Bardhec Seferi, së bashku me anëtarët e vet dhe përfaqësuesit e klubeve Trepça dhe Vushtrria, pritën sot kryetarin e FFK-së, Agim Ademin me anëtarët e KE-së, Xhelal Broja dhe Ismail Ajeti. Duke iu dëshiruar mirëseardhje drejtuesve të FFK-së, kryetari Seferi i falënderoj ata për përkrahjen dhe punën e mirë që po e bën Federata në përgjithësi. Po ashtu, kryetari Seferi i njoftojë ata për problemet dhe kërkesat që i kanë klubet dhe regjioni për ta filluar sezonin e ri, si dhe u njoftuan për reformat dhe programin e Lidhjes Rajonale të Mitrovicës.

Nga ana e tij, kryetari i FFK së, Agim Ademi tregoi planet për fuqizimin e Lidhjeve Rajonale të Futbollit me program te ri. Ai po ashtu u interesua për infrastrukturën dhe nevojën që ka ky regjion. Kryetari Seferi bashkë me anëtarët e këtij regjioni që ishin prezentë i dhanë përkrahje të fuqishme kryetarit Ademi në rrugën e tij të drejtë dhe të suksesshme, pavarësisht tentativave e pengesave nga disa persona të paktë të interesit vetanak. Prandaj, LRF e Mitrovicës inkurajon kryetarin Ademi që të vazhdojë punën me ritëm të njëjtë dhe të drejtë. Në fund, kryetari Ademi i falënderoj përfaqësuesit e LRF të Mitrovicës për mbështetjen dhe për pranimin e konceptit për futbollin.

Bardhec Seferi, kryetar i LRF Mitrovicë Mitrovicë, 03.07.2021

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seven − four =

Previous Post

Delegatët e Rajonit të Prishtinës i japin mbështetje të fuqishme Ademit, kërkojnë të ndalen presionet ndaj FFK-së

Next Post

Ademi: Kam fotografi e incizime se deputetë e kryetarë komunash po iu kërkojnë votë delegatëve 

Advertisement