Dark Mode Light Mode

Policia serbe arreston nje te ri nga Presheva

Preshevë, 3 gusht -Me dyshimin për kontrabandë 6 shtetas të Eritrean dhe 5 pakistanezë, një 24-vjeçar nga zona e Preshevës u arrestua nga policia serbe në afërsi të Bujanoc, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke ju referuar burimeve nga MUP-i

I arerstuari J.A i cili po drejtonte një “Audi” me targa të huaja, u arrestua pasi policia kufitare e ndaloi atë në zonën e fshatit Bilac të komunës së Bujanocit. Në makinën e tij u gjeten amigrant nga Eritrea dhe Pakistanit pa kurrefare dokumente te nevojshme.

I dyshuari akuzohet për veprën penale të Kalimit të Kufirit Shtetëror dhe Kontrabandës me Njerëz. Sipas urdhrit të Zëvendës Prokurorit të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë, i dyshuari ishte urdhëruar të ndalohej deri në 48 orë, pas së cilës ai do të sillet në prokurori me një kallëzim penal.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 + 20 =

Previous Post

Zvicra i ndalon hyrjen kesaj kengetare (tallava) nga Kosova

Next Post

Policia zvicerane kap ne avion mbi 600 kg droge me destinacion andej Atlantikut

Advertisement