Dark Mode Light Mode

Bombë nga Kolumbia, mësohet skuadra e re e James Rodriguez? (Foto)

James Rodriguez mund të transferohet në Bayern Munich, kështu thotë Javier Hernandez Bonnet.

Drejtori sportiv i Caracol TV, Javier Hernandez Bonnet, ka folur për të ardhmen e kolumbianit, James Rodriguez.

Ai ka lëshuar bombën e ditës duke thënë se lojtari është më afër transferimit te Bayern Munich se sa PSG-së, apo klubeve tjera.

“James Rodriguez nuk do të qëndrojë në Real Madrid, kjo tashmë ka përfunduar. Ai është më afër Bayern Munich se sa Paris Saint Germain, apo klubeve tjera”, tha Bonnet.

Advertisement

Madje sipas tij, ekipi që drejton Carlo Ancelotti është duke përgatitur ofertë për kolumbianin, që u shpall mesfushori më i mirë në La Liga në vitin 2015 nën urdhëratë e trajnerit italian.

Inter, Milan, Chelsea e Manchester United, gjithashtu interesohen për shërbimet e 25 vjeçarit, i cili do të largohet përfundimisht nga “Santiago Bernabeu”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nineteen − eight =

Previous Post

Haxhi Krasniqi vjen me lajmin e madh për adhuruesit e boksit (Foto)

Next Post

Lukaku: Kush eshte Ibra? Une jam Lukaku!

Advertisement