Haxhi “Robin” Krasniqi së shpejti do të ngjitet sërish në ring, teksa nuk është zbuluar ende kundërshtari i shqiptarit.

Boksieri shqiptar, Haxhi “Robin” Krasniqi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se së shpejti pritet të jetë në ring edhe pse kundërshtari ende nuk është mësuar.

Krasniqi nuk është paraqitur në një meç që nga prilli ku u mposht nga boksieri Arthur Abraham.

Megjithatë, Krasniqi ka publikuar një foto në Instagram duke treguar trupin e tij plotë muskuj dhe duke paralajmëruar meçin e radhës, i cili ka shkruar: “Së shpejti në ring”.

SHPËRNDAJE