Romelu Lukaku ka kërkuar që mos ta krahasojnë atë me Zlatan Ibrahimovicin

Sulmuesi i ri i Manchester United, Romelu Lukaku, thotë se ka mësuar shumë nga ish sulmuesi i “Djajve të Kuq”, Zlatan Ibrahimovic, por që nuk janë të njëjtë.

“Ai bëri punë të shkëlqyer për klubin”, tha Lukaku për ESPN.

“Kam mësuar shumë nga ai sepse kemi ndarë të njëjtin agjent. Në një mënyrë apo tjetër ai më ka dhënë këshilla, që më kanë ndihmuar të përmirësohem”, shtoi Lukaku.

“Por, unë jam Romelu Lukaku – nuk jam Zlatan Ibrahimovic. Do të ndërtojë profilin tim të sulmuesit në mënyrën time dhe të japë më të mirën time, më shumë se më parë”, shtoi Lukaku.

Lukaku u ble nga Evertoni për 85 milionë euro. Besoni apo ajo, Mourinho nuk i ka besuar vite më parë belgut, duke e larguar nga skuadra e Chelseat dy herë, teksa tani shpenzon afër 100 milionë euro për të.

SHPËRNDAJE