Dark Mode Light Mode

Shaqiri godet keq Interin me këtë deklaratë

inter-shaqiri

Xherdan Shaqiri ka kritikuar infrastrukturën e skuadrës së Interit, pjesë e së cilës ishte për gjashtë muaj.

Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri nuk ka kujtime të mira nga Interi, pjesë e cilit ekipi ishte për gjashtë muaj. Anëtari i Stoke Cityt ashpër ka kritikuar infrastrukturën e skuadrës nga San Siro.

“Tek Interi, sinqerisht e them, infrastruktura ishte për turp. Nuk e kuptoj se si një klub prestigjioz nuk gjen mënyra për të investuar në infrastrukturë”, ka deklaruar Shaqiri për Spox.

“Në Angli gjithçka është më profesionale: në ushqim, stërvitje dhe analizat e ndeshjeve. Në Itali koha ishte e bukur, por bari gjithmonë ishte i gjatë. Këtu si në fushat stërvitore ashtu edhe në ndeshjet zyrtare tapeti është gjithmonë perfekt, sepse përkujdesja është e përditshme”, ka theksuar ai.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

12 + ten =

Previous Post

Trajneri i Italisë tregon a do të rikthehet Balotelli në kombëtare

Next Post

"Carla Del Ponte" nesër në Prishtinë

Advertisement