Dark Mode Light Mode

Enrique tallet me Zidanin

zzz

Enrique mendon se Reali është një ekip defensivë dhe luan nga kundërsulmet dhe se lojë të tillë do të bëjë edhe ndaj Barcelonës.

Përderisa trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane vazhdimisht e përsërit se dëshiron gjithmonë të ketë posedimin e topit dhe të udhëheq me lojën, kështu nuk mendon trajneri i Barcelonës, Luis Enrique.

Advertisement

Trajneri spanjoll ka thënë se nuk pret shumë ndryshime nga loja e Real Madridit të shtunën në “Camp Nou”.

“Pres që Real Madridi të luajë ashtu si deri më tani këtë sezon, duke mos pasur nevojë që të kontrollojnë lojën dhe të kenë posedimin e topit. Ata sulmojnë shpejt. Me pesë prekje mund të gjenden para portës tuaj dhe të jenë shumë efektiv”, tha Enrique.

“Ne do të tentojmë që ta kontrollojmë ndeshjen dhe të kemi posedimin e topit në mënyrë që të krijojmë raste për të shënuar gola”, shtoi ai.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 − 6 =

Previous Post

Bastoret tallen me Realin, ja çfarë kuote i vënë përballë Barcelonës (FOTO)

Next Post

21 gola në 32 ndeshje, “El Classico” në këmbët e Messit

Advertisement