fb_img_1470421966144

Leo Messi është lojtari më “vdekjeprurës” i të gjithë atyre që kanë luajtur një “El Classico” gjatë gjithë histories së përballjeve mes Barcelonës dhe Real Madridit. Ylli argjentinas është lojtari më vendimtar ndaj “Los Blancos” dhe Real Madrid do të luajë të shtunën në dijeni të kësaj rrethane. Dueli, që do të luhet në “Camp Nou” përball, po ashtu, dy lojtarët më të mirë, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo, çka përbën një nga pikat e nxehta të klasikes së parë të sezonit. Të dyja ekipet do t’i kenë sytë nga fuqia e yjeve të tyre, në përpjekje për të bërë një ndryshim dhe për të marrë tre pikë të arta. Fitorja e vë Barcelonën më përpara në aksionet e saj, në klasifikim.

screenshot_2016-12-03-12-54-54-1

Argjentinasi është një faktor destabilizues, në qoftë se flitet për një duel të drejtpërdrejtë mes dy gjigandëve të futbollit spanjoll. Futbollisti blaugrana mund të mburret për 29 vitet e tij, sepse  ka qenë sulmuesi më “vdekjeprurës” në historinë e “El Classico”. Asnjë lojtar tjetër nga të dyja palët nuk ka qenë në gjendje t’i qaset me aq përsosmëri dhe përkushtim vendimtar ndeshjeve Barça-Real Madrid. Asnjë lojtar tjetër nuk ka një instinkt të tillë vdekjeprurës, si argjentinasi, kur ai ka qenë në fushë dhe është përballur me ekipin madrilène. Leo Messi është golashënuesi më i mirë në historinë e “El Classico”, përpara Cristiano Ronaldo, i cili renditet i treti në këtë renditje.

screenshot_2016-12-03-12-55-05-1

Argjentinasi ka 21 gola në 32 ndeshje (“El Classico”), që ka luajtur deri më tani, çka përkthehet ndryshe në një mesatare prej 0.65 gola /ndeshje. Statistikat e Messit tregojnë për një fenomen të vërtetë. “Xhindi” gjithmonë shfaqet kur Barcelona ka nevojë për të, sikurse e ka treguare dhe javët e fundit. Real Madridi e di se argjentinasi është numri një renditje (ka 11 gola në 9 ndeshjet e fundit zyrtare të Barcelonës). Në terma absolutë nuk ka asnjë tjetër si ai, ndër dhjetë golashënuesit më të lartë të dueleve historike midis dy gjigantëve të futbollit spanjoll.

screenshot_2016-12-03-12-55-01-1

Mesatarisht, megjithatë, vetëm dy mite e kalojë atë, si Ferenc Puskas (0.78 gola/ndeshje) dhe Pepe Samitier (1.25 gola/ndeshje). Lideri Messi kryeson renditjen historike përpara legjendave të tilla si Alfredo Di Stefano (18 gola), Cristiano Ronaldo (16), Raul (15), Puskas, Cezari, Gento (të tre me nga 14), Santillana (12) dhe Samitier, Hugo Sanchez dhe Juanito (të gjithë me nga 10 gola).

 

Burimi: http://telesport.al/el-classico-leo-messi-ja-pse-eshte-vdekjeprures/

SHPËRNDAJE