Dark Mode Light Mode

ESPN: Keto jane shanset qe Hysaj te kaloje tek Man Utd

elseid-hysaj-679491

Rrjeti i njohur sportiv amerikan ESPN i ka bërë një analizë në faqen e tij të internetit të zërave të fundit të merkatos së futbollistëve të ndryshëm në klubet kryesore europiane. Mes tyre spikat padyshim emri i Elseid Hysajt, i cili prej disa javësh qarkullon si një përforcim i mundshëm që në muajin janar për Mançester Junajtid. Eksperti i ESPN, David Amojal, parashikon se ky transferim ka 30% mundësi që të realizohet, jo që në dritaren e parë të merkatos, por në verë.

“Ka një nevojë të dukshme për mbrojtës krahu cilësorë në ‘Old Traford’ dhe 22 vjeçari shqiptar do të ishte lojtari i duhur”, – shpjegoi ai.

Advertisement

“Pasi është renditur mes mbrojtësve të krahut më të mirë në Serinë A me Napolin në sezonin e kaluar, Hysaj vazhdoi të shkëlqente me Shqipërinë në Europian. Paraqitjet e tij i siguruan një kontratë të re me klubin me një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë. Një lëvizje në janar do të ishte e parakohshme, por në verën e ardhshme të dy klubet mund të gjejnë një akord, ndërsa transferimi në krahun e kundërt i Mateo Darmian të Mançester Junajtid mund të shërbejë për të ulur vlerën e klauzolës”, – shpjegoi eksperti i ESPN për merkaton.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five − three =

Previous Post

Nuk ka me probleme me baterin e celularit..

Next Post

Shqiptari fiton çmimin ndërkombëtar për makiato.

Advertisement