Është shumë e vogël për të bërë këtë që shkruhet me poshtë. Është elastike, shumë e vogël por fuqia e saj është e mahnitshme. Bëhet fjalë për një akumulator energjie që ndryshe i themi bateri. Karikohet për pak sekonda dhe është në gjendje të fornizojë me energji një smarfon për më shumë se një javë. Duket tashmë se shkencëtarët janë duke i dhënë zgjidhje edhe këtij problemi të madh që kanë të gjithë përdoruesit e telefonave të zgjuar. Prototipi i parë i kësaj superbaterie është krijuar nga studiuesit e UCF (University of Central Florida).

bateri

SHPËRNDAJE