Ditë më parë është mbajtur Simpoziumi Evropian i Kafesë në Budapest. Por ajo çka e bënë këtë ngjarje të veçantë ishte nominimi një shqiptar për kontributin në industrinë e kafesë, i cili më pas ka fituar edhe çmim për këtë kategori.shqiptari-cmim-nderkombetar-per-makiato

Shqiptari që jeton në Dusseldorf të Gjermanisë, Dritan Alsela, është i njohur jo vetëm në qytetin e tij ku jeton dhe punon, por në të gjithë botën për shërbimin dhe përgatitjen e llojeve të ndryshme të kafeve. Vetë Dritani ka bërë të ditur në faqen e tij në Facebook që është shpërblyer më çmimin për kontributin e madh në industrinë evropiane të kafesë.

SHPËRNDAJE