50 fëmijë shqiptarë nga Medvegja së bashku me arsimtarët e tyre, realizuan vizitën tre ditore në Shqipëri, me ftesë te Presidentit të Republikës së Shqipërisë zotit Ilir Meta

Tirane, 26 qershor -Ne kuader te bashkepunimit mes Lugines se Presheves dhe Shqiperise presidenti Ilir Meta ka pritur sot 50 nxenësi dhe arsmitarë nga Lugina e Preshevës prire nga nje delegacion,  perfaqesues shqiptare nga Medvegja, per te cilet shtroi dreke, njofton agjencise se lajmeve “Presheva jonë”.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se është i previligjuar që të pres nxënës dhe mësues të shkollave shqipe nga Medvegja.

“Shumë i privilegjuar të prisja në Presidencë, në një takim të ngrohtë e vëllazëror, miq të veçantë nga Medvegja, nxënës e mësues të shkollave shqipe”, ka njoftuar Presidenti Meta në profiling e tij në Facebook, përcjell agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Ilir Meta: Shqipria do vazhdoje te perkrah Luginen e Preshevës ne gjitha format

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka bashkëpunim Tirana zyrare me Luginen e Preshevës drejt realizimit te projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me jetën kulturore, arsimore, sportive, por edhe me zhvillimin ekonomik të Preshevës. Presidenti Ilir Meta ka pritur sot nje grup nxenësish  dhe arsmitaresh nga Lugina e Preshevës prire nga nje delegacion,  perfaqesues shqiptare nga Medvegja.

Ishte prezent Leme Xhema , nenkryetare e Medvegjës. Aty u pa edhe Arlinda Kadriu drejtoresha e Shkollës Fillore „Zenel Hajdini“ në Tupallë.

Ndër të tjera, kreu i shtetit theksoi rëndësinë e madhe që ka integrimi i shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës vendore dhe qendrore, në interes të garantimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. ”

Shqipëria do vazhdoje te perkrah Luginen e Preshevës ne gjitha format” ka thëne sot Meta nga takimi me nxenesit nga Medvegja dhe  perfaqesuesit nga Presheva. Ndersa delagcioni nga Presheva, ka falenderuar nga zemra presidentin Ilir Meta per perkujdesin dhe mbeshtetjen permanente te qeverise shqiptare ndaj Lugines se Preshevës, transmton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Tirana.

Shqiptarët e Medvegjës ne Tiranë te Ilir Meta me duar bëjnë shqiponjën

Do perkujtuar se Ilir Meta eshte personaliteti i vetem qe ka vizitar me shumti Luginen e Preshevës. Heren e fundit ishte ne vizite ne Medvegje ne prag te Dites se flamurit me 26-27 nentor te viti te kaluar, i cili ne diten e fundit te vizite ju tha shqiptareve te Lugines “Mirupafshim, tash ju e keni radhen, ju pres ne Tirane..”

Presidenti shqiptar Ilir Meta në Medvegjë tha se  “jam shumë i kënaqur që mund të dërgojë një mesazh nga Lugina e Preshevës per bashkëpunimin te ri. Eshtë kjo një epokë e re e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Medvegjën dhe rojnin..”, njofton agjencia e lajmeve Presheva jonë” nga Medvegja.Résultat de recherche d'images pour "shqiponjat e medvegjës"

SHPËRNDAJE