Bujanoc, 6 mars  -Në prag te vizites historike te presidentit shqiptar Bujar Nishani ne Luginen e Preshevës agjencia e lajmeve “Persheva jonë” ka zhvilluar nje ankete me dhjetra qytetare te profileve te ndryshme, kryesisht studente, nxenës, krijues, analiste e intelektualë të ndryshëm ne Bujanc dhe Presheve si dhe ne diasporë. Atyre i shtruam vetëm dy pyetje -Çka pritini nga vizita e neserme e Nishanit në Bujanoc dhe Preshevë ? dhe -Sikur të keni mundësi të takonit Nishanin, çka do të kërkonit nga ai ?

 

Maliqi: Mbetemi me shprese se pas kësaj vizite të të parit të Shqiperisë, gjërat do të shkojnë në vijë të duhur ne Luginen e Preshevës ..

 

Tevide Maliqi, nga Presheva ne banim ne Zvicër. Maturante shkolla e mesme ne kolegjin Sismondi në Gjenevë

Fillimisht shprehi keqardhje qe nuk jame ne vedin e ngjarjes ne Presheve qe ta ndjekim viziten e presideneti Nishani live, per ta pritur me flamuj e lule presidentin tonë.  Megjithate, ne do ta ndjekim ashtu keshtu ne distancë sipas mundesive tona kete vizite madheshtore dhe historike te presidentit Nishani. Sikur ta kisha fatin ta takoja presidentin Nishani padyshim se kam nje ser pyetjesh e kerkesash, siq thone nje thes.. Fillimisht do to të kërkoja nga ai që Shqipëria te pranoje më shume studente nga Lugan e Preshevës dhe qeveria shqiptare të beje presion sistematik ne Beogradin zyrtar dhe faktorin relevant nderkombëtar, sidomos ne Bruksel duke kerkuar nga ta njohjen e diplomave te kolegeve tane ne Presheve e gjetiu që kane mbetur rrugeve as pa pune e as as pa diploma te nostrifikuara. Gjynah, ata kane mbetur ne udhëkrqye pa perspekive dhe krejt normal se nje dite ata do te largohen nda vendlindja për je jete të mirë, qe ndoshta dikush i gezohet kur Lugina e Presheves boshatiset nga te rinjt shqiptarë..”Mbetemi me shprese se pas kësaj vizite, gjërat do të shkojnë në vijë të duhur..

 

Zoti President na vizitoni edhe neve.. Ju presim me padurim edhe në Medvegjë, se këtu ka ende shqiptarë !

Limi Kosumi, Student dhe gazetar  ne radio Medvegje: Presidenti Bujanr Nishani ne mesin tone ne Lujginë, eshzte dicka me shume s e sa vizitë eshte dcika historike, ancionale  dhe emocionale per neve shqiptaret e Lugines së Preshevës aktualisht ne Serbi.  I nderuar presidentzi bile ju m os na harroni ju ftojmë ne Medvegjen ton te dashur. Kerkesat tona jane te shmuta. nder to kisha pasur deshire qe qeveria shqiptare te ndihmoje gazetaret e Lugines se Presheves te cilet punojnë ne kushte tejt te veshtira si dikur koelget tane ne Kosovën e okupuar. A ka mundesi te trajnohemi ne Shqipëri. A ka mundesi profesoret e juaj te ligjerojn tek ne. Zoti President na vizitoni edhe neve.. Ju presim me padurim edhe në Medvegjë, se këtu ka ende shqiptarë !

Kur Serbia çdo ditë në Kosovë për popullin e vet investon nga 500 mijë euro e Shqipëria bile të kishte mundur që këtë investim ta bëjë njëherë në vit për Luginën do të mjaftonte

Hysen Saqipi, profesor i gjuhës frënge në shkollën e mesme të Bujanocit: Shoh që këtu jeton një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve kemi popullatë kemi rini kemi dhe njerëz të shkolluar, por kemi nevojë për ndihmën e shteteve tona që të hapin biznese këtu për ta ruajtur popullatën … Pres që në të ardhmen Shqipëria ta ndihmojë Luginën e Preshevës ekonomikisht, e sidomos t`u ofrojë kushte më të mira për studentët tanë që studiojnë në Shqipëri, duke ju siguruar banim nëpër konvikte, ta kenë një ushqim kualitativ dhe vend për të mësuar, si dhe sigurimin e transportit nga Shqipëria së paku bile deri tek kufiri i Kosovës tek “Dheu i bardhë”, kjo për Shqipërinë do të jetë pak, ndërsa për ne do të jetë një ndihmë e madhe. Sipas disa të dhënave Serbia çdo ditë në Kosovë për popullin e vet investon nga 500 mijë euro e Shqipëria bile të kishte mundur që këtë investim ta bëjë njëherë në vit për Luginën do të mjaftonte.

 

Arlinda Kadriu nga Medvegja studente ne Fakultetin  Ekonomik: I deshiroj mireseardhje presidneti tone Bujar Nshani. Dy her edo ti deshroj mirseardhje nese do t eviknte ehe ene Medvegjen tone te bukur te Idriz Ajetit dhe Xhim Xhemes  Pres ta diëgjoni historin e jeteses ne Medvegje dhe perkrahje maksimale per Luginen qe duket se jemi lëne pak ne harrese sa nga Tirana po aq edhe nga Prishtina. Ne nuk duam shume as ma pak se sa Beogradi qe po i ndihmon vëllezërve te tyre ne Kosovë.

 

Ilmi Ibrahimi – profesor në shkollën e mesme të Bujanocit: Bashkëpunimit dhe interesim më të madh të shtetit amë për ne si shqiptar dhe një ndihmesë në aspektin e investimeve, arsimit, kulturës po pse jo edhe infrastrukturës dhe lëmenjve tjerë prej interesit për ne. Me zemër ndihemi shqiptar dhe se duhet të llogarisin se kanë një kolektivitet që me zemër e shpirt mundohet të mbijetojë dhe të përballoj sfidat e kohës. Gjithmonë kemi ëndërruar që këto momente të bëhen realitet dhe se kjo po dëshmohet me këtë vizitë dhe vizitat tjera që ishin me herët dhe do të bëhen në të ardhmen. Zoti i bekoftë shqiptarët dhe neve si pjesë e lënë pas dore historikisht.

Bashkatdhetari nga Suedia, Megzon Ismaili, profesor i historisë, ish-këshilltar komunal i LPD-së, në Bujanoc: Kemi vizitat nga krerët e shtetit. Shpresoj dhe uroj mos të jetë një vizitë vetëm e thjeshtë, po të angazhohen më shumë për avashmin e të drejtave tona në Luginë. Zotit Nishani i kisha kërkuar si president i shqiptarëve, të angazhohet dhe të përdorë mekanizmat e tij që faktori politik shqiptar të jetë më i unifikuar, kur janë në pyetje të drejtat e shqiptarëve në Luginë. Dhe sigurisht për fund kisha kërkuar prej tij si garantues i kushtetutës të respektoj atë deri në përpikëri dhe të mbrojë shqiptarët jashtë Shqipërisë.

 

Mr.Ajdini: Vizita e presidenti shqiptar ne Presheve ma mire vone se hiq…


Mr. Nazlie Ajdini (nga Rahovica) akademike ne Universitetin e Gjenevës:
Vizita  e presidentit shqiptar Nishani ne Luginen e Preshevës ka domethenje e vete te madhe. Kjo vizite eshte dicka me shume se vizite miqësore, eshte vëllazerore dhe besa edhe  e dhimbshme deri dikund qe pas sa vitesh nje president shqiptar per hëre te pare shkel ne trojet etnike shqiptare ne Preshevë. Eshte kjo nje minus per Tiranen por edeh për lideret e Presheves qe nuk e kan ftuar edhe me heret presidentet shqiptarë. Per këte vizite padyshim duhet felenderuar kryetarin e Bujanocit z.Kamberi. Nje mend pak vone, por me mire vone se sa hiq..  

 

Ekrem Halimi Universiteti Kadri Zeka Gjilan Fakulteti i Shkencave Kompjuterike: Vizita e presidentit të Shqipërisë te ne është një rast i mirë i tij të njihet për së afërmi dhe konkretisht me problemet e popullit këtu. Gjithashtu mendoj se presidenti Nishani nuk mund t`i zgjidhë problemet këtu pa ndihmën e Evropës dhe në veçanti pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara. Po ta kisha takuar do t`i kërkoja që presidenti të informojë gjithë politikanët në Shqipëri dhe në Kosovë për gjendjen e popullatës këtu dhe shpërnguljet që po ndodhin, dhe për ta zbutur këtë situatë urgjentisht duhet të formojnë një fond të posaçëm për këtë pjesë të shqiptarëve, i cili do t`i mundësonte çdo familje shqiptare të papunë nga një ndihmë financiare që do t`i mbulonte nevojat elementare të tyre brenda një muaji dhe gjithashtu të kemi nga një konvikt në Tiranë dhe Prishtinë, i cili duhet t`i dedikohet studentëve nga ky vend.

Hyseni: Sikur të më jepej rasti të takohesha me presidentin Nishani, do të kisha kërkuar nga ai, të mos na trajtojnë si shqiptarë nga trojet, por si bashkëkombës, ashtu siç na parasheh edhe Kushtetuta shqiptare.

Sevdail Hyseni, nga radhët e Shoqërisë Civile “Perspektiva”, në Bujanoc: Vizita e presidentit Nishani, në Bujanoc, është më shumë se historike. Ajo vjen në momentet më kyçe jo vetëm për shqiptarët e kësaj komune, por edhe më gjerë për shqiptarët në Luginë dhe Serbi. Mendoj se rezultatet e kësaj vizite janë shumëdimensionale. Përveç karakterit vëllazëror, kjo vizitë ka me pasur edhe kuptimin institucional të sensibilizimit të statusit politik të shqiptarëve në nivele më të larta të institucioneve lokale dhe qendrore, që kanë çaluar për motive politike dhe ekonomike. Ndoshta, nuk duhet pritur nga ky takim mrekulli, por si do që të jetë po hedhet një hap pozitiv drejt ngritjes së urave të bashkëpunimit midis shtetit amë dhe Luginës së Preshevës në raport me Serbinë, ashtu siç i kanë shtetet e tjera si Hungaria me pakicën kombëtare, shumë më të favorshme se statusi politik i shqiptarëve. Sikur të më jepej rasti të takohesha me presidentin Nishani, do të kisha kërkuar nga ai, të mos na trajtojnë si shqiptarë nga trojet, por si bashkëkombës, ashtu siç na parasheh edhe Kushtetuta shqiptare. Kur them kështu kam parasysh shprehjet e disa përfaqësuesve institucionalë në Shqipëri, që ne nga Lugina, na quajnë nga trojet e bile nëse konkurrojmë për ndonjë projekt në Ministri, qoftë ajo e Kulturës, na mungon e “drejta shqiptare”, për të qenë të barabartë me vëllezërit nga shteti amë, duke na llogaritur si nga diaspora, e jo nga viset etnike. Kjo është ajo që na dhemb të gjithëve, por nuk na jepet rasti ta themi drejtpërdrejt. Besojmë se pas kësaj vizite, gjërat do të shkojnë në vijë të duhur.. / Metali Krasniqi & Kushtrim Maliqi

SHPËRNDAJE