FTESË

 

Duke qenë të vetëdijshëm për rrjedhat jonormale nëpër të cilat jemi duke kaluar dhe duke qenë se jemi në një situatë aq të palakmueshme sa që tanimë e ka kaluar edhe kufirin e normales, – statusi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës gjithnjë veç vie duke u ndrydhur edhe më shumë. Ndërsa, në anën tjetër, negociatat shtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që janë negociata të pabarabarte dhe ndërmjet palëve krejtësisht me orientim të kundërt në esencë, kanë sjellur të papritura dhe shumë zhvillime asimetrike me potencial euro ç’integrues për rajonin, atëherë e kemi ndje të nevojshme dhe të domosdoshme që të ndërmarrim këtë nismë, – pra këtë kampanjë të emërtuar si fillim – LUGINA DO ZGJIDHJE, gjithnjë duke aluduar në përpjekjen për avancimin e STATUSIT POLITIK dhe të drejtave tona kombëtare e qytetare.

Prandaj, fillimisht e ftojm të gjithë spektrin politik në këtë rajon që ti bashkangjitet nismës sonë, duke e mbledhur (konvokuar) Kuvendin e tre Kuvendeve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës si institucionin kulminant politik të kësaj treve, i cili ka fuqinë dhe larminë politike ti trajton dhe ti diskuton këto cështje. Andaj pa humbur shumë kohë mendojm se është tani momenti për një gjë të tillë. Konsiderojmë se temat/pikat e rendit të ditës që do të duhet diskutuar në Kuvendin e tre Kuvendeve janë si në vazhdim:

1.Reciprocitet me të drejtat e Serbëve të Kosovës në përgjithesi;

2.Kuvendi i tre Komunave ti ketë të njëjtat kompetenca me Bashkësin e Komunave Serbe në Kosovë;

3. Demilitarizimin e rajonit;

4. Orientimin e investitorëve të mundshëm, si një vend me krizë të papunësisë enorme;

5. Hetimin, gjetjen dhe denimin e të gjitha krimeve të kryera në Luginë të Preshevës;

6. Dhe në çdo rast ndryshimi të kufinjve në dëm të Kosovës, kërkojmë aktivizimin e Referendumit të “1 dhe 2 marsit 1992”; Si dhe pika të tjera që do të rrjedhin si domosdoshmëri nga diskutimet e vazhdueshme brenda dhe jashtë Kuvendit.

Me shumë respekt dhe konsideratë; Nismëtarët e Kampanjës qytetare politike, – LUGINA DO ZGJIDHJE Preshevë, 30.06. 2018

SHPËRNDAJE