“Në Kosovë ka nevojë shumë për punëtorë profesional. Ka nevojë për inxhinierë të ndryshëm, për punëtorë profesional, ndërtime të ulëta dhe të larta. Ka nevojë për kamerierë profesional, për gjellëbërës profesional, sepse ky është trendë i zhvillimit dhe trendë në sezonin e verës. Prandaj, kompanitë do të japin mundësi punëkërkueseve nga Gjakova dhe shpresojë që ky projekt do të ketë sukses edhe më shumë se vitin e kaluar”, ka thënë Agim Shahini, kryetar i AKB-së.



Gjakovë, 22 maj 2012
Projekti “Berëza e Punësimit Kosova 2012” u realizua  edhe në Gjakovë nga AleancaKosovare e Bizneseve dhe  e mbështetur  nga Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se ky është një projekt tradicional dhe ka për qëllim rritjen e punësimit dhe zhvillimit ekonomik. Në Gjakovë ky aktivitet realizohet për herë të dytë.

“Qëllimi i projektit është punësimi i banorëve të kësaj komune. Po të ketë zhvillim më të hovshëm ekonomik në këtë komunë, do të punësoheshin edhe më shumë qytetarë. Dhe presim  që kompanitë jo vetëm nga ky regjion, por edhe  nga Kosova e më gjerë të punësojnë të papunë”, tha Agim Shahini.

Kreu i Aleancës së Bizneseve të Kosovës, tregoi se vitin që shkoi nga “Berza e Punësimit” në Gjakovë, janë punësuar 129 veta . Ai shpreson se sivjet do të ketë edhe më shumë punësime.

“I ftoj bizneset e Komunës së Gjakovës, që të punësojnë secila nga një të papunë. Punësimi mbetet sfidë për vendin dhe institucionet tona dhe kjo po ecën në vendin e duhur  në krahasim me vendet  e regjionit”, tha Agim Shahini.

Sipas tij mundësia e punësimit ofrohet vetëm nëpërmjet Berëzës së Punësimit dhe slogani i AKB-së tashmë është i njohur për të gjithë.

“Gjakova po jep një kontribut  të  jashtëzakonshëm. Kompanitë e kësaj ane do të gjejnë  mundësi të punësimit të njerëzve profesional dhe besojmë shumë në rezultate pozitive të punësimit”, tha kreu i AKB-së Agim Shahini

Agim Koci, nënkryetari i Komunës së Gjakovës, është i kënaqur që për herë të dytë d po realizohet projekti “Berëza e Punësimit” në këtë komunë. Dhe sivjet është më e pasuruar.

“Komuna jonë ofron potenciale dhe resurse të jashtëzakonshme profesionale dhe deri në fund të vitit do ti garantojmë deri një mijë veta në tre qendra tregtare dhe në një fabrikë  të riciklimit”, tha Agim Koci.

Nënkryetari i Komunës së Gjakovës shtoi se këto janë suksese për këtë komunë, derisa shtetet tjera po përballen me krizën globale.

“Besoj se edhe bizneset gjakovare do të jenë më zemër gjerë dhe të punësojnë nga një të papunë. Duhet të jemi human me njerëzit me nevojë dhe të mobilizohemi me bizneset për punësime sa më të shumta”, tha Agim Koci.

Ndërsa Dëfrim Rifaj, drejtor i Departamentit  të Punësimit, projektin “Berëza e Punësimit Kosova 2012” e vlerësoi të një rëndësie të madhe, duke qenë i bindur se do të ketë shumë rezultate jo vetëm në Gjakovë, por gjithandej Kosovës. /KP/

SHPËRNDAJE