Në mjediset e Universitetit “Aleksander Xhuvani” të Elbasanit, po zhvillohen homazhe për 11 studentët e vitit të trete gjuhe-letersi, që humbën jetën një ditë me parë në aksidentin e Himarës.

Në mungesë të arkëmorteve janë vendosur fotot e 11 vajzavehumbën jetën në mënyrë tragjike.

Edhe presidenti i Republikës Bamir Topi mbërriti në Elbasan dhe ka vendosur 11 kurora me lule.

“Jam i pikëlluar qe marr pjese ne kete ceremoni homazh, per disa vajza te cilat iken ne moshen e tyre

me te mire. I jap ngushellimet me te sinqerta familjeve, familjareve, por edhe shokëve, shoqeve me të cilët kaluan vitet e rinisë në këtë shkollë. Fjalet ne te tilla raste nuk dalin sepse te njeriu dominonin dhimbja. Uroj qe ngjarje te tilla te mos ndodhin me, por nga ana tjeter shohim edhe solidaritetin e popullit tonë”, tha Topi.

Pak pas orës 16:00, në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan, mbërriti kryeministri Sali Berisha. Kryeministri, pasi la një shënim të gjat

ë në librin e kujtimeve, i përlotur doli para gazetarëve duke u shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe gjithë qytetit të Elbasanit.

“Familjarëve, studentëve, qytetarëve të Elbasanit u shpreh ngushellimet më të sinqerta. Është një zi e madhe, ndaj dhe shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia më të sinqerta, solidaritetin tim më njerëzor për prindërit, familjarëve të studentëve që u ndanë nga jeta në njërin nga aksidentet më tragjike që Shqipëria ka njohur në shumë e shumë vite. U shpreh ngushëllimet studentëve, shokëve dhe shoqërisë së tyre, stafit pedagogjik të Universitetit të Elbasanit, qytetit dhe qytetarëve të Elbasanit për këtë dramë të madhe që përjetuan dhe përjetojnë nga ndarja nga jeta e vajzave të mrekullueshme të këtij universiteti, të cilat ishin nisur në një udhëtim, për të shijuar bukuritë e vendit të tyre. Uroj që shpirti i tyre të gjejë paqen e merituar, uroj që familjarët prindërit të gjejnë forcën për të përballuar këtë dhimbje të tmerrshme, të rëndë, lutem Zotit që të plagosurat të shërohen sa më shpejt sikundër i garantoj që do bëj gjithcka që plagët e tyre të mbyllen sa më mirë. Edhe njëherë ngushëllimet më të thella familjeve të këtyre vajzave të mrekullueshme!”, mbylli fjalën e tij, kryeministri Berisha.

Ne ambientet e Universitetit “Aleksander Xhuvani” ishte edhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila shprehu ngushellimet me te thella edhe ne emer te Kuvendit te Shqiperise. “Dhimbje per keto vajza qe u larguan ne moshen me te bukur, dhimbje edhe per nenat e tyre”, tha Topalli.

Homazheve i janë bashkuar edhe disa ambasadorë të akredituar në Tiranë, ndërsa kreu LSI-së, Ilir Meta i shoqëruar nga një grup të rinjsh të LRI-së kanë vendosur buqeta me lule të bardha.

Përpara fotove të studenteve janë përulur edhe një grup deputetësh të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, Valentina Leskaj dhe Ben Blushi.
Paraditen e së martës qytetarët e Elbasanit i janë drejtuar tabelave të njoftimeve të vdekjes për të mësuar emrat e viktimave. Tragjedia është më e prekshme për ta pasi nga 13 viktimat 8 ishin prej këtij Qarku.

Shkallët e Universitetit Aleksandër Xhuvani, ku pa pushim ndizen qirinj, janë kthyer në vend pelegrinazhi. Janë ato shkallë që nuk do të shkelen më nga 11 vajzat me ëndrra dhe shpresa që mbeten pa u realizuar…

Ndërkohë nga ana e shoqërisë së autobusave, mjeti i së cilës u aksidentua një ditë më parë në Himarë nuk ka patur asnjë deklaratë apo informacion. Ambientet e saj janë të mbyllura, ndërsa nga vëzhgimi i Top Channel, autobusët që ndodheshin në park ishin të vjetër.

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin dhe kontratat që universiteti kishte me kompaninë e udhëtimeve. Për shoferin Pëllumb Çela, i cili është mes viktimave, në qytet thuhen fjalë të mira edhe për aftësitë e tij si shofer.

SHPËRNDAJE