SHKRUAN: Abdullah AHMEDI

aaaaaaaPËR 100 DITË SHQIPRIMI NË FAQEN E TIJ NË FACEBOOK PATI MË SHUMË SE 50 POSTIME NË TË CILAT MUNDEN TË SHIHEN QARTË:

 

  1. 34 TAKIME – LLAF ME DONATORE E EKSPERTA  / PA REZULTE KONKRETE
  2. INSPEKTIMI I REALIZIMIT TË DISA PROJEKTEVE TË REGJIMIT TË R.MUSTAFËS
  3. DEKLARATA TË SHUMTA NËPËR MEDIA NË KUNDËRSHTIM ME:
  • MARRËVESHTJEN E KONÇULIT 2001
  • PLATFORMËN POLITIKE TË VITIT 2006
  • MARRËVESHTJEN ME OSBE  TË VITIT 2009
  • MASAT URGJENTE (7 PIKSHI)

 

 

Bilansi i 100 ditëshit të pushtetit lokal nën ushëheqjen e kryetarit Shqiprim Arifi paraqet qartë dështimin e qeverisjes lokale, njëherit duke e rradhitur në më të dobëtin deri tani në Preshevë. Në fakt kur shikon me vëmendje platformën e paraqitur nën moton NDRYSHIMI kupton se ka të bëjë me NDRYSHIMIN E NJERËZVE e jo të politikës apo praktikës udhëheqëse pasi edhe pas 100 ditëve qeverisje APN nuk ka patur plan e as kuadro për të udhëhequr me komunën.

 

Duke propaganduar një serbofilizëm të çfrenuar dhe anashkaluar Kosovën e Shqiprërinë që vërehet mos publikimi i fotove me deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa takimeve në Kosovë dhe Shqipëri për të i qëndruar besnik shefave të tijë në Serbi, e që pas një bashkëpunimi të shkëlqyshëm pas 20 viteve arriti të na sigurojë librat e historisë të cilat as serbet që mendojnë normal mundohen ti largojnë nga përdorimi.

 

***

 

DËSHTIMET QË DO TË EVITOHESHIN ME PAK MUND:

 

  1. Faqja e komunës në internet http://presevo.rs që është e obliguar të publikojë të gjitha vendimet, konkurset dhe informacionet për dhe rreth komunës e të komunikojë me publikun duke u zavendësuar me faqet private të APN-së dhe Shqiprim Arifi në Facebook;

 

  1. Transparenca dhe llogaridhënia e stërpromovuar gjatë fushatës parazgjedhore nga vet Shqiprim Arifi;

 

  1. Përmirësimi i karakterit reprezentativ të komunës, largimi i bifesë, respektimi i orarit të punës, shtruarja e laminatit dhe renovimi i komunës, gjëra të promovuara për 1 vjet rresht nga Shqiprim Arifi gjatë kohës para zgjedhjeve;

 

  1. Profesionalizimi, depolitizimi dhe largimi i nepotizmit nëpër institucione e resore me të cilat udhëheqë Komuna e Preshevës dhe këshillat e komisionet komunale;

 

  1. Zgjidhja e problemit të ndriçimit, mbeturinave dhe ujit të pijshëm në qytetin e Preshevës;

 

  1. Realizimi i Memorandumit Bashkëpunues mes komunave të Preshevës e Bujanocit që njëherit është kopje e “Asociacionit të komunave shqiptare në Luginë” ; Inicimi, promovimi dhe duartrokitja e “Memorandumit për përkthimin e librave” në kuadër të cilave janë edhe librat e historisë, gjeografisë e kulturës muzikore;

 

  1. Vazhdimi i projekteve të regjimit të Ragmi Mustafës duke mos ndryshuar as 1% dhe moshetimi i keqpërdorimeve dhe hajnive për të cilat ka fol vet Shqiprim Arifi prej themelimit të APN-së;

 

***

 

Këto janë punë që do të ishin kry shumë shpejt sidomos kur kemi parasysh ideologjinë “Liberal-pragmatiste” që ka APN-ja. Me këtë rast numërova dështimet e vogla derisa do të merremi me secilin vendim që është marrë gjatë 100 ditëshit të udhëheqjes së Komunës.

SHPËRNDAJE