Zyrtarë të lartë nga departamenti amerikan takojnë funksionarët e Luginës së Preshevës Halimin dhe Beqirin

Zyrtar i lartë nga deprtamenti i shtetit amerikan State z.Thomas Lersten dhe ai i zyrës për zhvillim të USAID-it Michael Metzler sot u takuan me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri dhe Deputetin Popullor Riza Halimi. Kjo vizitë ishte në turin e vizitave të Thomas Lersten që po i bënë  në Serbi dhe Kosovë për tu njohur me situatën aktuale edhe në Luginën e Preshevës, njofton agjencia ifnormative “Presheva Jonë” duke ju rerefuar një komnikate të KNSH.

Preshevë, 5 tetor /AIK-Presheva Jonë

Duke çmuar punën dhe përpjekjet për zgjidhjen e problemeve të Halimit dhe Beqirit ai inkurajoj që edhe më tej të mbajnë këtë drejtim të punës. Deputeti Halimi e njoftoi për arsyet e bojkotimit të regjistrimit dhe situatën politike e të sigurisë në Luginën e Preshevës duke i vënë theks se “qeveria e Serbisë nuk ka vullnet politik për ti zgjidhur këto probleme vitale për shqiptarët e këtushëm.”

Krayetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri i njoftoi me rrjedhën e këtij institucioni të rëndësishëm duke faleminderuar për ndihmën e ofruar nga miqët amerikan. Beqiri pohoi se problemet më të theksuara janë në arsim ku vetëm për shkollën fillore mungojnë afër 100 tituj shkollor, ndërkaq për të gjitha shkollat e mesme afër 300 tituj. Gjithashtu, Beqiri vëri theks për mos pranimin e diplomave me vulë të Kosovës dhe njoftoi me rrjedhën për hapjen e Fakultetit ekonomik në Bujanoc nga Fakulteti i Suboticës. Në fund, Zyrtari i lartë i State Departamentit Thomas Lersten dhe ai i zyrës për zhvillim të USAID-it Michael Metzler vizituan hapsirat ku do  të vendoset fakulteti ekonomik, njofton agjencia ifnormative “Presheva Jonë” duke ju rerefuar një komnikate të KNSH.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni