Zyrtare, Seydou Keita largohet nga Barcelona

Seydou Keita, ka deklaruar se nuk do të qëndrojë ne klub sezonin e ardhshëm.

 

Fc.Barcelona  e falendëron Keitan për punën që ka bërë gjatë këtyre viteve dhe i dëshiron sukses në të ardhmen, në jetën personale dhe profesionale.

Mesfushori nga Mali pritet tani që ta vazhdojë karierën në ligën e Kinës.

 

Seydou Keita po largohet pas katër vite në të cilat ka fituar 14 tituj. Seydou Keita ka bartur numrin 15 nën drejtimit e Pep Guardiolës dhe në kohën e tij në klub ka fituar: 3 herë La Ligën, 2 herë Champions League, 2 kupa të Spnajës, 2 kupa të botës, 3 superkupa të Spanjës dhe 2 superkupa  Evropës.

Të gjithë këtë sukses Keita e përjetoi me fanelën e Barcelonës, dhe kokëlartë largohet nga ky klub duke u kujtuar gjithmonë në historin e Barçës. Faleminderit shume Seydou Keita.# Fatlum Hetemi


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni