MEDVEGJE: Zgjedhjet lokale ende (s’) kanë përfunduar

Grupi i qytetarëve Jabllanica e epërme në krye me liderin Sllobodan Drashkoviq ka fituar 43% te votave  dhe bindëshëm ka fituar ndaj kundërshtarëve të cilët janë shërbyer me mjete të lejuara dhe të palejuara për të rrëzuar dhe eliminuar listën e Sllobodan Drashkoviqit, shkruan në komunikatën e lëshuar për media të këtij grupi.

 

Esad SHAHINI

Ndër të tjera në komunikatë shkruan se kundërshtarët e këtij grupi të udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe, Serbia e Re, Partia Demokratike, dhe Regjionet e Bashkuara të Serbisë dëshirojnë prapë që në mënyrë të paligjëshme t’i rrëzojnë rezultatet e zgjedhjeve në disa vendvotime në Medvegjë me qëllim që ato të përsëriten, ndërsa që qytetarët të maltretohen prapë për të dalur dhe për të votuar.
Ndërsa në këtë komunikatë të lëshuar për media nga grupi i qytetarëve Jabllanica e epërme ka reaguar këshilli komunal i Partisë Përparimtare Serbe i cili e quan si vazhdë të manipulimeve të prefektit të dikurshëm.

Në komunikatën e kësaj partie të lëshuar sot për media, ndër të tjera, shkruan se Sllobodan Drashkoviq është qe 12 vjet në pushtet dhe për këtë periudhë kohore ka arritur vetëm të bëjë shpërnguljen e qytetarëve, mbi 60% ka shkatërruar ekonominë, ka lënë qytetarët pa punë ndonëse shteti ka investuar para të mëdha të cilat janë shpenzuar në mënyrë selektive të paparamenduar dhe u janë ndarë qytetarëve pa bazë juridike. Këshilli komunalë i Partisë Përparimtare Serbe thekson se gjatë zgjedhjeve lokale ka pasur vjedhje në 11 vendvotime dhe se për këtë ka fakte relevante-materiale dhe se paditë penale janë ngritur.   E.Sh.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni