Një grup arkeologësh shqiptaro-amerikanë vijojnë gërmimet në qytetin antik

 

Butrinti u zbulua në fillim të shekullit XX nga arkeologu italian Luigi Ugolini, i cili qe veçanërisht i interesuar për objekte të periudhës romake. Gërmime dhe zbulime spektakolare janë zhvilluar gjatë kohës së Komunizmit nga arkeologët shqiptarë ndërsa vijojnë sot të kryhen nga grupe mikse arkeologësh shqiptarë dhe të huaj.

Gjatë dekadës së fundit gërmimet janë financuar pothuajse tërësisht nga bamirës të huaj ndërkohë që qeveria shqiptare ka dhënë pak ose aspak fonde kërkimore.

Gërmimet aktuale pritet të zbresin edhe disa metra nga kuota zero deri në dyshemenë e ndërtesës që mund të jetë Forumi Romak.

“Baza e ndërtesës gjendet 1 metër poshtë nivelit të liqenit të Butrintit,” – thotë Hernandez, gjë që do të thotë se gërmimet do të kalojnë në një fazë të vështirë ku uji do të duhet të hiqet vazhdimisht me pompa për të gërmuar në baltë.

Në Butrint në shtresa të ndryshme gjenden objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, nga ajo Helene te periudha Romake, Kristiane dhe Mesjetare. Qyteti u banua për herë të fundit nga Venecianët dhe u braktis diku nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë apo shtatëmbëdhjetë. Objektet e fundit të ndërtuara janë të periudhës Veneciane, ndërsa zhgaravinat e fundit, duket se kryhen nga barbarë të ditëve tona. Drejtori i Parkut Arkeologjik të Butrintit Rajmond Kola thotë se herë pas here, studentë të ndryshëm që vizitojnë parkun në grup parapëlqejnë të zhgarravisin emrat e tyre, emrat e shkollës apo datat e maturës nëpër muret antike duke rrezikuar dëmtimin e tyre gjatë pastrimit. 10 Maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

SHPËRNDAJE