Në moshën 98 sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur Otto von Habsburg, i biri i perandorit të fundit austro-hungarez ka njoftuar zëdhnësaj e tij Eva Demerle. Otto von Habsbur i cili njihet si anti komunsit dhe anti fashist po ashut cmohet lart si  personlaitet me karrirë me vlera letarare dhe politike, njofton agjencia informative “Presheva Jonë” duke ju referuar burimve gjermane.

Prishtinë, 4 korrik / AIK-Presheva Jonë

Ai ka lindur në vitin 1912. Pas tërehqjes së monarkisë në Austri dhe në Hungari, së bashku me familjen e  tij jetoi në disa shtete evropiane, ku pas vdekjes së babait është bartës i dinastisë austro-hunagrisë. Në aktivitetin e tij politik, Otto von Habsburg është i njohur si luftëtarët e denjë i komunizmit dhe fashizmit, për cka edhe ishte shpallur i dënuar me vdekje nga Hitleri. Von Habsburg ishte deputet në Parlamentin evropian nga radhët e partisë gjermane CSU prej vitit 1979 deri në vitin 1999, ndërsa prej vitit 1973 deri në vitin 2004 edhe kryetar i Unionit panevropian. Lëvizja, nën patronatin e tij, mori pjesë në mënyrë aktive në rrëzimin e regjimit komunist në Evropën Lindore, dhe posaçërisht në rrëzimin e Murit të Berlinit. Do theksuar se shëndeti i Otto von Habsburg  ishte përkeqësuar nga rënia prej shkallëve ne ven din ku jetonte në Pöcking të Bavarisë, sidomos pas vdekjes së bashkëshortes së tij Regina de Saxe-Meiningen në vitin 2010. Mbrapa ka lënë shatë fëmijë dhe 22 nipa  e mbesa. Djali më i vjetër i Mbretit të fundit të Austrohungarisë, miku i madh i shqiptarëve në përgjithësi dhe një prej përkrahësve më të mëdhenj të kauzës së Kosovës, Otto von Habsburg ka vdekur të hënën në mëngjes. Vizitat e tij të shpeshta në Kosovë, miqësia me politikanët shqiptarë të para, gjatë dhe pasluftës por edhe ndihma e tij e pakursyer për shqiptarët do të mbesin në kujtesën dhe historinë e të gjithë shqiptarëve. Ai e kishte mik të ngusht presidentin histrorik të Kosovës dr.Rugova.  Me rasdtin e vdekjes së Ibrahim Rugovës Habsburg  ishte shprehur se : “Presidenti Rugova është Gandi i Kosovës”. Po edhe presidenti Rugova e dekoroi dr. Oto fon Habsburgun me “Medaljen e Artë të Lirisë”. Iu drejtua me fjalët më admiruese: “Ju jeni histori e gjallë e Evropës. Jeni mësim për të gjithë. Me familjen Mbretërore të Habsburgëve, kemi një lidhje të hershme, që, sipas koincidencës historike, u shndërrua, në shekujt e mëvonshëm, në kujdes për Kosovën dhe shqiptarët”. Duke u falënderuar, tha: “Ky çmim evropian është një nder i lartë për mua, për popullin dhe vendin tim, Kosovën. Ka vlerë të veçantë, sepse vjen nga Fondacioni, që mban emrin e themeluesit të idesë panevropiane Caundentiove – Kalergi, që gjithë jetën ia kushtoi integrimit të familjes së madhe evropiane që sot po bëhet realitet.

SHPËRNDAJE