aksident-me-motor-0718_1468835287-8460137“Në një aksident trafiku, mbrëmë rreth orës 1:30 minuta në autostradën Shkup – Tetovë, ka ndërruar jetë drejtuesi i një motoçiklete, R.R. nga Tetova, ndërkaq si pasojë e aksidentit kanë marrë lëndime edhe personat dy persona tjerë nga Shkupi”, tha për Portalb.mk, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Dejana Nedellkoviq.

“Në aksident janë përfshirë personat me iniciale  R.R. (1978) nga Tetova i cili e ka drejtuar motoçikletën e tipit “Suzuki” me targa të Tetovës, i cili është përplasur në këmbësorin I.S. (1978) nga fshati Saraj i Shkupit, i cili ka qenë i ndaluar në kolonën për ndalim të detyrueshëm me automjetin BMW. Motoçiklisti gjithashtu ka goditur edhe një person M.H. (1988) nga Gjorçe Petrovi i Shkupit i cili gjithashtu ka qenë i ndaluar në afërsi të një veture Honda Civik, parkuar nga një person nga Shkupi në kolonën për ndalim të detyruar”, shpjegoi Nedellkoviq.

Nga aksidenti, në vendngjarje ka ndërruar jetë, drejtuesi i motoçikletës R.R. (1978), lëndime të rënda ka marrë I.S. nga fshati Saraj i Shkupit, i cili është transferuar në Qendrën Urgjente të Shkupit, ndërkaq lëndime më të vogla në trup ka marrë edhe personi M.H.

SHPËRNDAJE