Van Marwijk:Mbrojtja na humbi lojën !

Bert van Marwijk e drejton gishtin e akuzës ndaj mbrojtjes. Trajneri “tulipan” nuk ndihet komod pas humbjes së dytë në Euro 2012, duke akuzuar skuadrën për mungesë përqëndrimi.

“Mbrojtëm në mënyrë amatoreske, ndërsa bashkëpunimi mes reparteve la për të dëshiruar. Gjatë 20 minutave të para e interpretuam ndeshjen pozitivisht por në momentin më të mirë për ne, Gjermania shënoi. Goli i tyre doli nga hiçi dhe ky ishte faji jonë sepse lamë hapësira të mëdha në qëndër të mbrojtjes”, thekson ish tekniku i Feynoord.

Në vijim ai shtoi se me pak më shumë fat, Holanda mund ta barazonte rezultatin. “Në pjesën e dytë u përpoqëm të korrigjonim diçka dhe me pak më shumë fat mund të vendosnim barazpeshën në fushë”, shton Bert van Marwijk, sipas të cilit, Holanda do të luftojë deri në sekondën e fundit për të siguruar kualifikimin në çerekfinale.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni