USAID i interesuar te kontirbuoj në përmisimine infrastrukturësnë Preshevë

USAID-i amerikan ka thirrur sot në një takim të përbashkët përfaqësuesit e zyrave për zhvillim ekonomik lokal për t diskutuar për aplikimin e tyre në konkurset e USAID-it., njofton TvP.

Orhan Shaipi shef i zyrës për zhvillim ekonomik lokal në Preshevë thekson së në këtë takim ai ka paraqitë projektin ndërkomunale të mbrojtjes së mjedisit. Por problemi preokupues është lumi Moravica , mbrojtjen e rrjedhës së lumit , pasi aty në mënyrë të egër derdhen të gjitha ujërat e zeza. Morava jugore sipas të pranishmëve është njollë e zezë pasi në këtë lumë gravitojnë të gjitha këto komuna, e që në stinë e verës banorët e fshatrave për rreth ankohen për erërat që vijnë nga ky lumë. Ndërkaq paralelisht zyra për zhvillim ekonomik lokal në Preshevë do të konkurroj edhe në Fondin Nacional Investiv për hartimin e dokumentacionit teknik të përgjithshëm , në mënyrë që kjo njollë e zezë që kaplon fshatin Raincë, Corroticë, Bukurocë dhe Zhunicë të mënjanohet dhe ky lumë të jetë i pastër.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni