Solidaritet me punëtorët e prekur nga privatizimi i ndërmarrjeve publike dhe me sindikatat e tyre të organizuara në BSPK, thuhet në fund të letrën dërguar nga UNIA e Zvicrës z. Haxhi Arifi, kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), njofton aghencia informative “Preshvea Jonë”

 

Bernë, 20 shtator

 

Sindikata Unia e cila njëherazi është organizata që në radhët e veta ka të organizuar numrin më të madh të qytetarëve të Republikës së Kosovës në Zvicër mbështesin peticionin e organizuar nga BSPK-ja dhe solidarizohet me kërkesat e punëtorëve, sindikatave të tyre BSPK-në, organizatat joqeveritare e subjektet politike si dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës që në mënyrë të organizuar edhe përmes protestave kundërshtojnë privatizimin e PTK-së, KEK-ut dhe Trepçës, njofton aghencia informative “Preshvea Jonë”

 

Këto ndërmarrje publike vlerësohen si ndër më kryesoret të Kosovës dhe që luajnë një rol strategjik në zhvillimin afatgjatë ekonomik të vendit. Deri më tani procesi i privatizimit ka lanë pa punë me dhjetëra mijëra punëtorë dhe ka shkatërruar prodhimin dhe perspektivën, thuhet në fund të letrës dërguar nga UNIA e Zvicrës Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK),

Kryetarit të saj Haxhi Arifi

SHPËRNDAJE