Turqia dënon ashpër dhunën në Siri

Turqia ka dënuar ashpër dhunën e fundit në Siri, e cila ka marrë afro 140 jetë njerëzish.

Ministri i Jashtëm, Ahmet Davotoglu, tha se autoritetet turke janë tronditur thellë nga operacionet në Hama dhe qytetet të tjera të Sirisë.

“Një fillim i tillë i Ramazanit – kur ne ishim në pritje të zbatimit të reformave të premtaura – është i papranueshëm. Ne e dënojmë sulmin. Ne të gjithë dëshirojmë të shohim fundin e operacioneve ushtarake në Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Ne dëshirojmë një të ardhme paqësore për sirianët”, tha Davotoglu.

Aktivistët e të drejtave të njeriut në Siri thonë se forcat ushtarake kanë sulmuar ne tanke protestuesit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni