Gjyshet në Turqi do të marrin një pagë mujore prej 425 lira (rreth 108 euro) për përkujdesjen ndaj nipërve dhe mbesave të tyre.

Projekti të cilin e zbaton Ministria e Punës dhe Ministria e Familjes dhe Çështjeve Sociale do të përfshijë gjithsej 6.000 familje në Stamboll, Izmir, Ankara, Bursa, Kayseri, Sakarya, Antali, Konya, Tekirdag dhe Gaziantep.

Protokolli i projektit “gjyshe” më qëllim të punësimit të gruas” këto ditë është nënshkruar nga ministri i Punës, Mehmet Muezzionglu dhe ministrja për Çështje Familjare dhe Sociale, Fatma Betul Sayan Kaya.

Muezzionglu me këtë rast tha se qëllimi i projektit është që tu ofrohet ndihmë për punësimin grave dhe se projekti pilot do të përfshijë 6.000 familje në dhjetë qytete.

Ai shtoi më tej se projekti do të mbikëqyret nga ekspertë të Ministrisë së Familjes dhe Çështjeve Sociale, raporton Anadolu Agency.

Kostot e projektit për mijëra familje janë vlerësuar në gjashtë milionë lira (rreth 1.53 milionë dollarë), nga të cilat, gjysma do të paguhet nga ana e Agjencisë për Punësim, dhe gjysma tjetër nga nënshkruesit e protokollit.

Ky projekt do të fillojë të realizohet në muajin mars, për çka ministri Muezzinoglu tha se janë përcaktuar disa kritere themelore në zgjedhjen e gjysheve që do të marrin “pagë” për përkujdesin për nipin apo mbesën.

Sipas tij, “dadoja” nuk të duhet jetë me moshë mbi 65-vjeçare, dhe gjendja e saj shëndetësore duhet të jetë e tillë që lejon përkujdesjen për fëmijët.

Ministrja e Familjes dhe Çështjeve Sociale, Kaya, tha se ky projekt synon të mbështesë punësimin e grave, por edhe për të forcuar lidhjet tradicionale familjare. Sipas saj, mënyra moderne e jetës, rrezikon modelin tradicional të familjeve të mëdha.

SHPËRNDAJE