Travolta: Mirë që nuk më vodhën avionin

Disa ditë më parë, hajdutët i vodhën Mercedezin klasik aktorit John Travolta në kohën që ai po hynte në një koncesionar të Jaguar për të blerë një tjetër makinë luksoze.

Edhe pse ende nuk është gjetur makina e vjedhur, aktori e ka marrë me humor incidentin.

“Gjysma e së keqes që nuk më vodhën avionin, megjithëse në këtë rast do të ishte më e lehtë për policinë ta lokalizonte”, u shpreh aktori, i cili ka në pronësi të vetën një Boeing 707 me të cilin udhëton me familjen e tij rreth e rrotull botës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni