Uebportali më i njohur për video në internet, YouTube, ka shënuar një ngritje të numrit të vizitave gjatë muajit maj, e kjo mund të thuhet se është realizuar pasi që veç amerikanët kanë vendosur 15 miliardë video, në krahasim me muajin e kaluar që ishte 14.7 miliardë. Numri i shikuesve të videove online gjithashtu u rrit gati 3%, që ishte 145 milionë shikues.

Në mesin e top vendeve më të vizituar online, MSN/WindowsLive/Bing arriti ngritjen më të lartë vetëm gjatë një muaji, për 29%, e përcjellur nga Fox Interactive Media (21%), Hulu (18%) dhe AOL Media Network (14%).

Shikuesit nga Shtetet e Bashkuara kaluan kohën më të gjatë, gjatë muajit maj, duke shikuar përmbajtjen e faqes Hulu, ku shikuesit mesatarisht kanë kaluar 4 orë e 43 minuta duke shikuar videot nga Hulu përgjatë mbarë uebit. Hulu përcillej nga Ustream.tv dhe Justin.tv – të dy këto uebfaqe kanë paraqitur drejtpërdrejt dasmën mbretërore më 29 prill, duke shkaktuar kështu rritje prej 61%, gjegjësisht 55%.

Me rritjen e kohës kur shikohen mjaft shumë emisione të ndryshëm, ABC Family shënoi rritje për 28%, Lifetime Digital për 12%, Cwtv.com 12% dhe MTV Networks Entertainment & Games 7%./pcworldalbanian

SHPËRNDAJE