Tirana 92 vjet kryeqytet. Berisha: Politika ia mohi zhvillimin

Sot më 11 shkurt mbushën plot 92 vjet nga dita kur Tirana mori statusin e kryeqytetit të Shqipërisë.
Me rastin e shpalljes së Tiranës kryeqytet sot Bashkia e Tiranës mbajti një simpozium ku ishin të ftuar kryeministri Sali Berisha dhe historianë.

Në fjalën e tij përshëndetëse kreu i qeverisë e cilësoi Tiranën ëndrrën më të bukur të cdo shqiptari. “Kjo është një ditë e veçantë në historinë e kombit tonë, nje akt madhor. Pasi Tirana është epiqendra e politikës shqiptare zemra dhe truri i kombit, ëndrra e shqiptarëve,. Ëndrra më e bukur e tyre”.

Pasi përgëzoi z Basha për frymën qytetare që riktheu në Tiranë, Berisha theksoi se kryeqyteti është në pritje bum-eve të zhvillimeve pasi politika ia ka mohuar këto.
“Tirana pret dhe jam i bindur se me përkushtimin më të madh me ekipin tuaj, zhvillimin e madh pasi fatkeqësirat politike ja mohuan asaj. Tirana pret vazhdimin e veprave të mëdha z kryetar”.
Ndërkohë, kryeministri Sali Berisha, vuri në dukje se Tirana ishte qyteti i parë që filloi frymën e nevojshme dhe finalizoi rrëzimin e diktaturës.
“Tirana është qyteti i parë që përmbysi diktaturën”, tha Berisha duke shtuar se ata që vendosën shpalljen e Tiranës kryeqytet, bënë një akt madhor në histori.
“Tirana do të themelonte të parën parti opozitare, dhe do shndërrohej sërish në udhëheqje të progresit”, vijoi me tej kryeministri.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i bashkisë Lulzim Basha, tha se Tirana është rrezatimi i vlerave të kombit, një qytet siç tha Basha, “qytet ende i etur për liri”.
Kryebashkiaku tha se Tirana është qendra rrezatuese e vlerave të përbashkëta. “Tirana dhe bashkia përjetojnë 2012 si një vit të jashtëzakonshëm për kombin tonë. Për 100-vjetorin do të bëjmë gjithçka për të përkujtuar me respekt kontributin e baballarëve të kombit. Eshtë momenti për të kujtuar të gjitha familjet autoktone tiranase dhe për të folur për tiranën e të ardhmes”, tha Basha.

Sipas Bashës sot në këtë 100 vjetor të pavarësisë, Tirana vjen dhe si një qytet i bashkëjetesës fetare .
Me tej, kryebashkiaku u shpreh se sot Tirana është më parën se kurrë Brukselit, Romës, Prishtinës ndërsa theksoi se prioritet është Tirana evropiane.

92 vjet kryeqytet

Tirana u shpall kryeqytet në 11 shkurt 1920 në Kongresin e Lushnjës.
Keshtu më 11 shkurt Tirana mori statusin e kryeqytetit të Shqipërisë. Që prej asaj dite Tirana mori rolin parësor në jetën ekonomike, politike e shoqërore të vendit, por njëkohësisht ky pozicion luajti një rol të madh në zhvillimin e qytetit.

Tirana është shpallur kryeqytet i vendit në Kongresin e Lushnjes më 1920. Por zyrtarisht ajo njihet si kryeqytet i Shqipërisë më 11 shkurt, pasi në këtë datë qeveria e kryesuar nga Sulejman Delvina ka hyrë në Tiranë. Për këtë arsye sot më 11 shkurt 2011 Tirana feston 91-vjetorin si kryeqytet i vendit.

Tirana është krijuar në vitin 1614 nga Sulejman Pasha nga Mulleti. Fillimisht ka pasur vetëm një xhami, aty ku sot është Ushtari i Panjohur, një han(hotel), një plus dhe një furrë. Krijimi i qeverisë së parë me Sulejman Delvinën e ktheu dhe Tiranën kryeqytetin e vendit, qendrën kryesore politike të mbarë vendit
Tani Tirana së bashku me rrethinat shkon në 1 milion banor. Është një qendër politike, ekonomike dhe kulturore e rëndësishme për gjithë vendin.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni