Preshevë, 17 mars -Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka mbajtur një ligjëratë me studentet në Prishtinë i cili ka folur pos “themelimit të ushtrise” edhe per demarkacionin, asociacionin e komunave serbe, Ramush Haradinaj por dhe për Veriun e Kosovës si dhe për shqiptaret e Luginës së Preshevës, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” e cila e ndoqi ket debat ne Prishtinë për së afërmi.

 

Studentët shqiptarë nga Presheva “gardianit” të shqiptareve Thacit: Nuk jemi “komunitet” ne Serbi por pjese e popullit shqiptar!
I pyetur per situaten ne Luginen e Preshevës dhe se kur do ta vizitoj Preshevën presidenti Thaci u përgjigj se ” Sa i perket Lugine së Preshevës ne i mbeshtesim lidershipin atje të zgjedhur nga ata. Mbeshtetesim vullnetin e e tyre ne afirmimin e te drejtave te tyre kombëtare dhe demokratike. Jam ne kontakt te vazhdueshëm me ata liderë, qe mendoj se jane te pergjegjshem, te aresyeshëm. Marrin vendime mbrenda mundesive dhe kapaciteteve që kanë. Natyrisht Kosova do te jete gjithnje prane tyre me gjtha mundesit qe i ka. E vlerësoj viizitën e fundit tze Nishanin. Une nuk mund te shkojë sepse nuk me lejon qe Serbia te shkoje atje (pamvarsisht nga takimet, drekat dhe perqafimet e Thacit me kreun e shtetit serb Nikolic, Vucic e Dacic, shën i redaksisë). Ju e keni pare se Serbia me lehte i pranon librat e Shqipërisë se sa te Kosovës. Cka eshte ajo me rendësi se shqiptaret e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit jane pjesë e proceseve demokratike. Participojne ne tërë jetën politike dhe insitucionale. Dhe mendoj se duhet t’i gëzojne të githa te drejtat e tyre kombëtare, megjithse shqiptaret ne Serbi jane komuniteti me i diskriminuar mund ta themi, ne hapsirat e Ballkanit Perendimor. Por kjo nuk duhet te thotë se duhet vazhduar kjo edhe më tutje..”

 
Gjatë kesaj ligjërate me studente ne Prishtinë, Thaci është pyetur nga nje studente se “a jeni president i Klanit pronto”?. Pas këtij veprimi, e reja është përjashtuar nga salla nga shërbimet e Thacit ku po mbahej ligjërata.
“Shqiptarët në Serbi, komuniteti më i diskriminuar në ballkanin Perendimor..” tha Tachi sot ne Prishtine dukE folur për popullin shqiptare ne Kosovën Lindore cka fjala “komunitet” nuk u mirëprit nga studentet jo vetem shqiptar nga Presheva, por edhe nga ata nga Kosova e Shqiperia.

 
Ne dalje nga salla disa studente nga Presheva kane reaguar, duke ju drejtuar “gardianit” te shqiptareve Thacit, me fjalet se “nuk jemi “komunitet” ne Serbi por pjese e popullit shqiptar!..”

SHPËRNDAJE