Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoglu. Kryeministri Thaçi e njoftoi Ministrin e Jashtëm Turk me zhvillimet e fundit në Kosovë, procesin e njohjeve dhe atë të integrimit evropian.Kryeministri e falënderoi Ministrin e Jashtëm të Turqisë për mbështetjen e pa kursyer dhe përkushtimin e shtetit Turk ndaj Kosovës dhe rajonit. Ministri Davutogllu konfirmoi se ky angazhim dhe ky përkushtim do të mbetet i palëkundur.“Ne duhet të punojmë bashkërisht që paqja dhe stabiliteti përfundimisht të mbizotërojnë në rajon dhe në relacionet mes vendeve të Ballkanit. Tani e tutje, ne duhet të përqendrohemi në zhvillim dhe integrim“, tha Kryeministri Thaçi.

Në vazhdim të vizitës zyrtare në Nju Jork, kryeministri Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli kanë takuar Presidentin e Guinesë Ekuatoriale, Teodoro Obiang Nguema Mbasogo.

Kryeministri Thaçi njoftoi Presidentin Mbasogo me proceset politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova në rrugëtimin e saj të shtetndërtimit, veçanërisht me procesin e përmbylljes së pavarësisë.

Sipas kryeministrit Thaçi, “Kosova tashmë është shtet i konsoliduar, demokratik që ka transmetuar seriozitet tek bashkësia ndërkombëtare, si dhe konsiderohet faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon”.

Kryeministri Thaçi si dhe Zëvendëskryeministri Pacolli i këkuan Presidentit Mbasogo njohjen e shpejtë të Republikës së Kosovës nga Guinea Ekuatoriale, si hap të nevojshëm për fillimin e ndërtimit të raporteve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

SHPËRNDAJE