TERNAVA : Raporti i Dick Martit “pamflet të konstruktuar” !




Në një deklaratë të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës theksohet se Dik Marti, në raportin e tij të “gatuar me thashetheme, me insinuata, me trillime e të pavërteta, i ka dhënë për detyrë vetes që para opinionit ndërkombëtar, ish udhëheqësit e UÇK-së t’i paraqesë edhe si tregtarë të organeve njerëzore”.

 

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, raportin e Dik Martit e konsideron “pamflet të konstruktuar dhe tendencionoz me qëllime të qarta antishqiptare ku në fokus është përbaltja, degradimi e kriminalizimi i luftës çlirimtare të popullit shqiptar për liri e pavarësi”. Në një deklaratë të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës theksohet se Dik Marti, në raportin e tij të “gatuar me thashetheme, me insinuata, me trillime e të pavërteta, i ka dhënë për detyrë vetes që para opinionit ndërkombëtar, ish udhëheqësit e UÇK-së t’i paraqesë edhe si tregtarë të organeve njerëzore”.

“Të gjitha këto akuza për ne nuk janë ta pa njohura, ngase që herët i ka lansuar politika zyrtare e Beogradit që nga koha e regjimit kriminal të Millosheviqit, që qe munduar ta njolloste luftën tonë për liri”. Sipas BIK, “është e habitshme që një qytetar i një vendi të lirë e demokratik të bjerë pre e qarqeve shoviniste serbe”. Më tej në këtë deklaratë konstatohet se Dik Marti me raportin e tij në mënyrë të “paskrupullt mundohet që të barazojë xhelatin me viktimën”, mirëpo, siç thuhet, një gjë të tillë nuk do e arrijë. Për të ashtuquajturën “Shtëpia e verdhë”, thuhet se janë bërë hetime nga hetuesit e UNMIK-ut dhe të Tribunalit të Hagës, dhe në të dy rastet, në mungesë provash, ato janë ndërpre. Andaj, thotë BIK, “kokëfortësinë e Dik Martit për të vazhduar misionin e tij antishqiptar, duhet kuptuar si një qëllim të keq ndaj Kosovës dhe pavarësisë së saj, ndaj Shqipërisë dhe ndaj Kombit shqiptar në tërësi”.

Kryesia e BIK në fund të deklaratës kërkon nga të gjitha institucionet e vendit që në bashkëpunim me ekspertë të fushave përkatëse në mënyrë profesionale e të argumentuar të hidhen poshtë akuzat e Dik Martit, dhe në asnjë mënyrë mos të lejojnë tentativat të tilla me qëllim degradimin e luftës çlirimtare të popullit tonë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni