Në prag të përfundimit të kampionatit evropian në futboll, fillon një tjetër eveniment i madh sportiv në Evropë, përkatësisht në çiklizmi. Nga sot e deri me 22 korrik do të garojnë çiklistët më të mirë botëror. Në ditën sotme zyrtarisht fillon edicioni i 99-të, traditë kjo që vitin e ardhshëm do të shënoi shifrën treshifrore, apo vitin jubile, 100 vjetorin e themelimit të kësaj gare. Në aktivitetin e këtij viti marrin pjesë 22 skuadra dhe 264 çiklistë në total, prezantimi i të cilëve u bë në Belgjikë, pikërisht në vendin ku do të bëjë startin e tij ky eveniment. Në Turin e Francës së këtij viti, çiklistët do të përshkojnë 3497 km dhe do të garojnë në 20 etapa, nga të cilat pesë janë të karakterit malor, ndërkohë që tre janë kronometër-individual dhe këtu përfshihet edhe etapa prolog Liezh-Liezh e gjatë 6.4 km. Në kalendarin e këtij viti, parashikohen edhe dy ditë pushim në 10 dhe 17 korrik, ndërkohë që etapa e fundit e Turit të Francës do të jetë Rambuje-Paris, 120 km e gjatë që do të zhvillohet në 22 korrik. Gara e sotme mbahet me një vend mjaftë turistik, e cila tërheqë vëmendjen e gjithë botës për bukuritë rralla që i posedon. Duke ngërthyer ndër vete lumenj, parqe por edhe statuje të ndryshme. Në këtë vit në garën për të fituar turit të Francës, është mungesa e dy çiklistëve më të mirë aktualisht, Alberto Kontador dhe Andi Shlek. Çiklisti spanjoll është pezulluar pasi ne vitin 2010 rezultoi pozitiv në testet antidoping, ndërsa Shlek për arsye dëmtimi. Gjithsesi emrat e njohur nuk mungojnë dhe mes tyre përmendim Kedel Ivans, fituesi i vitit të kaluar dhe Rajder Hesxhedal, fituesi i Xhiros së Italisë për këtë vit. Ndërkaq e dhe më tej çiklisti amerikan Lance Armstrong mban rekordin si kampion i shtatëfishtë i Tour de France. Spanjolli Alberto Contador për dy herë me radhë e mbanë flakadanin e Tour de France.BS .

Fituesit më të mëdhenj të Tur de France

1. Lance Armstrong (SHBA) 7 herë
2. Jacques Anquetil (Fra) 5 herë
3. Merckx Eddy (Bel) 5 herë
4. Hinault Bernard (Fra) 5 herë
5. Indurain Miguel (Spa) 5 herë

Dhjetë fituesit e fundit

2002 Lance ARMSTRONG (SHBA)
2003 Lance ARMSTRONG (SHBA)
2004 Lance ARMSTRONG (SHBA)
2005 Lance ARMSTRONG (SHBA)
2006 Oscar PEREIRO (Spa)
2007 Alberto CONTADOR (Spa)
2008 Carlos SASTRE (Spa)
2009 Alberto CONTADOR (Spa)
2010 Alberto CONTADOR (Spa)
2011: Cadel EVANS (Aus)

SHPËRNDAJE