Soni Malaj shtatzënë

Për këngëtaren Soni Malaj, të cilën prej kohësh nuk e shohim më në rrugët e Tiranës aq dendur, shtatzënia është stina më e bukur në jetën e saj. Pavarësisht sikleteve që janë të pranishme edhe tek ajo, si te çdo grua tjetër, Soni pohon se ndihet e lumtur për atë çka Zoti i solli. “Me thënë të drejtën, barku akoma s’po duket edhe pse po hyj në muajin e katërt, siç duket ngaqë s’kam pasur fare dhe prej palestrës intensive që kam bërë duket një bark mëse normal”, –tregon këngëtarja. “Unë jam në mbikëqyrje intensive nga mjekët këtu në Spanjë, pasi këtu ekziston një program i veçantë për gratë shtatzëna, ku të bëjnë të gjitha analizat e mundshme, të vënë në dispozicion mjekun e familjes, madje edhe psikolog”, – vijon më tej Soni, e cila siç dihet tanimë prej një viti jeton në Spanjë së bashku me bashkëshortin Mirko. Gjinia e bebit është ende e pazbuluar.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni