Bukuresht, 17 dhjetor (AIK – Presheva jonë)

Amerika e parasheh që Kosova t’i bashkangjitet Shqipërisë

Baki Ymeri
Sipas shtypit rumun

Para pak çastesh isha duke ndjekur emisionin e kanalit televiziv të Tiranës NTV, ku ishte ftuar Prof.dr. Koço Danaj, i cili deklaroi se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit, do të jetë detyrë parësore, me konfigurimin e parlamentit të ri në Prishtinë. Pra, tha ai, kjo mbetet detyrë parësore për kombin shqiptar dhe jo hyrja në Bashkimin Evropian, zgjerimi i të cilit do të ngrijë deri në vitin 2020. Përmes jush, e përshëndes me gjithë zemër Prof. dr. Koço Danaj për këtë parashikim urtiplotë, aq më tepër kur deklaroi se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë mund të realizohet në vitin 2012,  me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Më bëhet shumë qejfi që gazeta e dikurshme “Rimëkëmbja” dhe publicistika e shkëlqyer e zotit Abdi Baleta e ka bërë punën e vet. Prof.dr. Eshref Ymeri, Tiranë, 12 dhjetor 2010.

Nuk e dimë në e dinë zotërinjtë Danaj, Gafurri dhe Ymeri, se këtë ide e kemi hedhur ne qysh para disa vitesh në shtypin e shtypur dhe atë elektronik, për krijimin e Shteteve të Bashkuara të Shqipërisë dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në 100 vjetorin e Pavarësisë, por e dime se konform një dokumenti të zjarrtë që qarkullon në Internet, në fillim të dhjetorit 1989, presidenti i Rumanisë socialiste, Nicolae Ceasusecu, ka pranuar nga ana e Iulian Vladit një raport lidhur me diskutimet e Maltës ndërmjet superfuqive të mëdha, në atë kohë SHBA dhe BRSS. Raporti flet për „një ekuilibër të ri në kontinentin evropian”, respektivisht „ridefinimi i sferave të influencës”. Dokumenti është bërë publik në gjuhën rumune, por ajo që nuk dihet është fakti se pala rumune që është preokupuar për operacionin „Malta” kanë sjellë edhe një hartë. Faktikisht, në vitin 1992, William B. Wood, shefi-gjeograf i Departamentit të Shtetit amerikan (ishambasador i SHBA në Afganistan), i pat dhënë publicitetit një hartë me kufinjtë e ri të shteteve të Evropës, që duhen modifikuar në vyrtitin e interesave strategjike pas rënies së blokut komunist, sipas marrëveshjes së Maltës.

Shkurtimisht parashihet që Skocia të bëhet e pavarur, një pjesë e Irlandës së veriut të bashkohet me Republikën e Irlandës, Bretania të shkëputet nga Franca, vendi i Baskëve dhe Katalunia të shkëputen nga Spanja, Italia të ndahet në zonën veriore dhe atë jugore, Çekosllovakia të shkëputet në dy pjesë, Kosova t’i bashkangjitet Shqipërisë, Transilvania Hungarisë, pjesa perëndimore e Basrabisë t’i bashkangjitet Rumanisë, pjesa lindore e Basarabisë, respektivisht Transnistria të bëhet zonë autonome, etj. Gazeta franceze “L’evenement de Jeudi” përmend faktin se kajo hartë përmendet në tetor të vitit 1992. Disa nga këto parashikime janë bërë realitet, siç është rasti i Çekosllovakisë e cila u humb nga harta e botës më 1993, konfliktete e armatosur në ish/Jugosllavi që filluan më 1990, kur Gjermania e pat njohur pavarësinë e Sllovenisë dhe Kroacisë, konfliktet mes serbëve e kroatëve më 1992, ndërsa, siç shprehet një prpagandist i huaj „më 1996 mafia shqiptare e merr kontrollin e trafikimit të drogës në Ballkan”, më 1999 ndodhin bombardimet e NATO-s kundër Serbisë, ndërsa në shkurt 2008, Kosova e shpall pavarësinë duke u shkëputur nga Serbia, duke qenë e rinjohur nga BE dhe SHBA. Sipas komentatorit të dokumentit respektiv, „është tejet e mundshme që Kosova të bashkohet me Shqipërinë në periudhën që pason”.(B.S)

SHPËRNDAJE