Shkrimtari Ibrahim Kadriu takoi krijuesit e vegjël

Ibrahim Kadriu, shkrimtar i ynë i njohur për Fëmijë, procesin e krijimit e ndërlidhi me përgjegjësinë dhe me përkushtimin ndaj vlerave njerëzore, ndërkaq kolegun e tij Agim Deva e çmoi si një ndër shkrimtarin më të mirë për fëmijë që kemi pasur. Takimi me shkrimtarin synohet të mbahet si manifestim tradicional, në ditën kur edhe shpërblehen lexuesit më të mirë të bibliotekës gjatë vitit.

 

Shkrimtari për fëmijë Ibrahim Kadriu, të premten është takuar në një bashkëbisedim me lexuesit e tij të vegjël nga Ferizaj. 13 fëmijë, lexues të pasionuar të Bibliotekës “Sadik Tafarshiku” në Ferizaj, i shtruan 13 pyetje mbi artin shkrimtarit të tyre të pëlqyer, i cili ishte zgjedhur nga kjo bibliotekë si shkrimtari më i lexueshëm për fëmijë gjatë vitit që shkoi.

“Çka do të thotë të jeni shkrimtar, apo si e ndieni veten që librat e juaj lexohen aq shumë nga ne”, ishin disa nga pyetjet e fëmijëve kureshtarë.

 

Gjatë këtij takimi zëvendësministri i Kulturës Hajdin Abazi premtoi përkrahje te vazhdueshme për bibliotekën si institucion me peshë të veçantë kulturore . Drejtori I kulturës Naim Ferati, shprehu gatishmërinë për të rritur fondin e librave dhe për t’i përkrahur lexuesit. Drejtoresha Teuta Demiri paraqiti një rezyme të punës së bibliotekës si dhe konsolidimin e saj në një objekt.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni