MPB siguron delegacionin nga Presheva -UDSH për lehtësimin e procedurave doganore

Sikur z Izmi Zeka,  zv.ministër i Punëve të Brendshme ashut edhe shefi i doganave të Republikës së Kosovës kolonel Shaban Guda  në këtë takim me delgacionin e UDSH-së të kryesuar nga z.Zylfiu kanë siguruar mysfirët nga Lugina e Preshvës se  “Do të kërkojmë nga Bashkimi Evropian që të bëjë presion ndaj Serbisë në mënyrë që të zbatohen në praktikë marrëveshjet e arritura në Bruksel në mënyrë që të mundësohet liria e lëvizjes për të gjithë qytetarët pa dallim”, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

 

 

Prishtinë, 23 prill

 

Në kuadër të bashkëpunimit të Kosovës me përfaqësuesit e trojeve entike shqiptare  shefi i i doganve të Republikës së Kosovës  kolonel Shaban Guda sot ka pritur prof.Rahmi Zylfiu, kryetar i Unionit Demokratik Shqiptarë (UDSH) me përfaqësues nga Presheva, Bujanocit dhe Medvegja dhe bashkëpunëtorë. Në takim ka pezentuar edhe zv.dësministri i Punëve të Brendshme, z.Izmi Zeka

 

Në epiqendër të bisedës të këtij takimi mes kolonel Gudës dhe delegacionit nga Lugina e Preshevës ishin problemet doganore që po ballafaqohen qytetarët e  Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në drejtim të Kosovës, vështërsitë e popullatës së Luginës gjatë kalimit të kufirit Preshevë-Kosovë me apo pa  pasaporta, cështja e polisave dhe tabelave të veturave…

 

Përfaqësuesit shqiptarë të Kosovës Lindore prof.Rahmi Zylfiu i shoqëruar nga Mejdi Zeqiri kryetar i degës në Bujanoc si dhe Rexhep Abazi kryetar i degës  në Medvegjë  u shprehën të shqetësuar me taksat e larta që janë të detyruar të paguajnë qytetarët e kësaj pjesë për të hynë në Kosovë ose anasjelltas, gjithashtu shprehën shqetësimin për vulosjen e pasaportave gjatë kalimeve kufitare. Ata kërkuan mundësinë e zvogëlimit të shumës të pagesës të sigurimit kufitar dhe u diskutua për zbatimin e protokollit për “Lirin e lëvizjes”, edhe në Pikat e Kalimit të Kufirit në Muqibabe dhe Mutivod.
Sikur zv.ministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ashtu edhe shefi i doganve kolonel Shaban Guda  kanë premtuar angazhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Pöolcisë së Koasovës dhe  të institucioneve të Republikës së Kosovës se do të angazhohen që të krijohen lehtësira për qytetarët e kësaj pjesë të rajonit, njofton agjencia “Presheva Jonë” duke ju referuar një kominikate për shtyp nga MPB të Kosovës.
Krerët e Minisitrisë së Punëve të Brednshme bashkë me ata të policisë doganore kanë premtuar zyrtarëve nga Kosovës Lindore, rrespektivisht drejtuesit e UDSH-së në krye me z.Zylfiu se Ministria e Punëve të Brendshme do hartojë një dokument unik në mënyrë që Policia Kufitare, gjatë punës në praktikë t’i referohet këtij dokumenti që të mos krijohen amulli në kërkesat për dokumente.

 

“Do të kërkojmë nga Bashkimi Evropian që të bëjë presion ndaj Serbisë në mënyrë që të zbatohen në praktikë marrëveshjet e arritura në Bruksel në mënyrë që të mundësohet liria e lëvizjes për të gjithë qytetarët pa dalim”, tha Zeka.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni