Scherzinger pëlqen rolet negative

(AIK-Presheva Jone)

 

 

Nicole Scherzinger dëshiron të jetë një person i keq. Këngëtares i pëlqen të etiketohet si ‘dreq’ më shumë se sa si engjëll. Scherzinger luan një rol negativ në filmin e ardhshëm “Men in Black 3” dhe është e lumtur të luajë role negative edhe gjatë performancave në skenë.

“Kur dal në skenë gjithnjë jam sikur një super-hero apo super-djall, kur luaj ndonjë film. Por, super-djajtë janë më argëtues, apo jo? Nëse shëtisni botën me këtë rol, normal që kënaqeni”, ka thënë këngëtarja.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni