Në këtë tubim promovues para të pranishmëve foli kryetari aktual i kuvendit komunal të Preshevës Besim Abdyli,i cili dha arsyetimin e themelimit të Rilindjes Demokratike.        

Preshevë,19 prill

 

Partia Rilindja Demokratike sot ka mbajtur tubimin promovues të kandidatëve të mundshëm për këshilltarë komunalë në përbërjen e ardhshme të asamblesë komunale të Preshevës në zgjedhjet lokale të 6 majit 2012.Tubimi promovues u hap me intonimin e himnit kombëtar për të vazhduar me thirrjen e kandidatëve për këshilltarë. Në këtë tubim promovues para të pranishmëve foli kryetari aktual i kuvendit komunal të Preshevës Besim Abdyli, i cili dha arsyetimin e themelimit të Rilindjes Demokratike.

 

Abdyli theksoi, se mu në këtë vend,duke aluduar ne objektin e Kuvendit Komunal , ka rilind partia Rilindja Demokratike nga mosunifikimi i qëndrimeve me  partinë e mëparsheme BDL qka ka rezoltuar në formimin e kësaj partie.Në vazhdim të këtij tubimi foli edhe Naser Nuresdini , për të vazhduar më pas për qëllimin e pjesëmarrjes në zgjedhje edhe lideri i RD-së Ramiz Latifi,i cili paraprakisht kërkoi unufikimin e subjekteve politike shqiptare për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të këtij rajoni.

 

Latfi,po ashtu paraqiti edhe qëndrimin e RD-së për zgjedhjet parlamentare serbe,duke thënë se  partia jonë nuk ka ftuar për bojkot të këtyre zgjedhjeve ,por edhe nuk ka ftuar të marrin pjesë por që ka lënë që vet zgjedhësit të vendosin. Ramiz Latifi kërkoi që më 6 maj të dalin të votojnë numrin 5. (a.j.)

SHPËRNDAJE