E vendosur disa herë në qendër të vëmendjes për stilin e saj kundër rrymës në veshje, Rihanna befasoi ditën e enjte, duke u shfaqur në një mbrëmje në Los Anxhelos e veshur si një nënpunëse apo punonjëse banke.

Me një pamje të ndryshuar drastikisht nga lyerja e flokëve me ngjyrë të verdhë, këngëtarja veshi një fund deri tek gjuri dhe një këmishë të bardhë, në darkën që kaloi me disa miq në një piceri.

23-vjeçarja fitoi menjëherë vëmendjen e mediave për modestinë e saj të pazakontë në stilin e përzgjedhur,

Një javë më parë, ajo ishte vendosur në qendër të vëmendjes për një veshje shumë të guximshme dhe joshëse, në një mbrëmje tjetër të kaluar në shoqërinë e disa miqve.



SHPËRNDAJE