KKSH:: Të lirohen gjithë të borgosurit shqiptarë në  Serbi nga proceset montuara politike

 

  Këshillit Kombëtar Shqiptar reagon dhe shpreh dyshimet serioze rreth implementimit të drejtsisë, përkatësisht krijimit të drejtësisë selektive nga Gjykata speciale në Beograd. Me ç`rast njëmbëdhjetë pjesëtarë të ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit” janë dënuar me 116 vjet burg për shkak të “krimeve ndaj serbëve dhe popullsisë joshqiptare në vitin 1999”, njofton agjencia informative “Presheva jonë” duke ju referuar një komuniktae të KKSH-së.

Këshillit Kombëtar Shqiptar kërkon ndërprejrjen e menjëhershme të proceseve të montuara politike, sepse aktet e tilla janë në funksion të destabilizimit dhe në funksion të tensionimit dhe mostolerancës ndëretnike.

 

Duke marr parasysh që Prokuroria për krime lufte i ka akuzuar 17 shqiptarë të Luginës së Preshevës, që sipas prokurorisë serbe ishin pjesë e UÇK-së.

Këshillit Kombëtar Shqiptar fton  faktorin politik shqiptar dhe ate ndërkombëtar për një angazhim më të madh politik rreth sqarimit dhe ndërprerjes së proceseve të montuara politikisht me tendencë të barazimit të krimeve të kryera në Ballkan. Krimanilizimi i popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës me incedentet e pa sqaruara së fundmi, arrestimet dhe lirimi i ish-pjestarëve të UÇPMB-së, mos ndryçimi i vrasjeve të më hershme si dhe dënimi me 116 vjet burg për të ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit”, edhe më tej shërben në krijimin e një hapsire jo stabile dhe të pamundur për një jetë normal.

 

 

LPD:DËNIMET MAKABËR TË GJYËSORIT SERB,

NDAJ SHQIPTARËVE TË LUGINËS SË PRESHEVËS”

 

 

Bujanoc, 20 shtator – Lëvizja e Progresit Demokratik, me hidhërim dhe indinjatë të thellë, e ka pritur lajmin e vendimit të Gjykatës Supreme të Serbisë, me të cilën u dënuan me 116 vjet burg, 11 shqiptarë të pafajshëm të “Grupit të Gjilanit”, për kinse krime lufte kundër njerëzimit, thuhet në reagimin e LPD-së, dërguar të enjten, AIK “Presheva Jone”.

LPD-ja, dënimet e tilla makabër i vlerëson të inskenuara dhe të motivuara politikisht nga një pushtet ultranacionalist, i cili nuk kursen mjete e metoda për destabilizimin e situatës politike dhe të sigurisë në rajonin e Luginës së Preshevës.

Njëmbëdhjetë pjesëtarë të të ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit”, janë dënuar nga Gjykata Supreme eBeograd, me 116 vjet burg për kinse krimeve ndaj serbëve dhe popullsisë joshqiptare në vitin 1999. Ky është edhe një akt anti-qytetërues i diskriminimit sistematik të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e posaçërisht ndaj ish pjesëtarëve të UÇPMB-së. Këto provokime ekstreme të Beogradit, vihen në shërbim të destabilizimit dhe ngritjes së tensioneve, në këtë rajon, pikërisht në kohën kur flitet për nisjen e bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit, thuhet mes tjerash në reagimin e LPD-së.

LPD-ja, solidarizohet me pafajësinë e të dënuarve dhe familjarët e tyre, duke kërkuar nga faktorët relevantë politik shqiptarë dhe faktorët ndërkombëtarë, që të reagojnë, fuqishëm ndaj një gjykimi me motive të ulëta politike, si në kohën e ish regjimit të Millosheviqit.

Po i njëjti gjyqësor serb, jo më larg se pesë muaj, gjatë kohës së fushatës zgjedhore të 6 majit, bastisi dhe burgosi një grup shqiptarësh për terrorizëm nga Komuna e Bujanocit, për t’ia ngritur rejtingun kryetarit të Partisë Socialiste të Ivica Daçiqit, tani kryeministër dhe ministër i punëve të brendshme, pastaj i liroi në mungesë të provave dhe dëshmive.

Edhe gjykimi i “Grupit të Gjilanit”, nga Gjykata Supreme e Serbisë, po bëhet në shenjë revanshizmi, pikërisht, pas mbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës dhe në prag të shënimit të 100 vjetorit të shtetit shqiptar.

LPD-ja, kërkon nga NATO, BE, instalimin e një force të re mbrojtëse ndërkombëtare në rajonin e Luginës së Preshevës, për parandalimin e incidenteve të mundshme, pas këtyre provokimeve që bënë pushteti aktual serbe, ndaj shqiptarëve të pambrojtur të Luginës së Preshevës.

Lëvizja e Progresit Demokratik, apelon te bashkësia ndërkombëtare dhe ODBE-ja, të ushtrojnë trysni te Beogradi, për lirimin e pa kusht të shqiptarëve të pafajshëm, nga se gjyqësori serb nuk disponon me argumente për dënimin e tyre me shumë vjet burgim, thuhet në reagimin e LPD-së, të nënshkruar nga kryetari i saj z. Jonuz Musliu.

 

 

Orhan Rexhepi nga LKSH, shprehet i mllefosur ndaj klasës politike të Luginës së Preshevës

 

Preshevë, 20 shtator – Në një deklaratë dhënë të enjten, enkas për AIK “Presheva Jone, lideri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Orhan Rexhepi, i cili si personi i autorizuar nga familjarët, ka ndjekur tërë procedurën e procesin gjyqësor, si dhe ka përfaqësuar grupin e akuzuar, duke reaguar ndaj Gjykatës Speciale të Prokurorisë për Krime Lufte të Republikës së Serbisë, në Beograd, lidhur me dënimin e 11 shqiptarëve nga Presheva me 116 vjet burg, theksoi se “edhe pas sugjerimit të Gjykatës së Apelit se gjykimi i parë nuk ishte mbështetur (ndërtuar) në fakte konkrete, dhe se nuk kishte qenë i drejtë, si dhe nuk mund të konsiderohen krime lufte aktet e kryera pas përfundimit të luftës, Gjykata e Qarkut në Beograd përsëri mori një vendim të rëndë kundër djemve tanë, tani me 116 vjet burgim. “Por, për dallim nga gjykimi i parë kur për bazë u mor dëshmia e dëshmitarit bashkëpunëtor BOZHURIT 50, tani në radhë të parë u morën dëshmitë e dy dëshmitareve të mbrojtura të nacionalitetit rom, C1 dhe C2, kinse të përdhunuara nga të gjithë të akuzuarit”, sqaron Rexhepi, duke shtuar se “absurdi i absurdeve ishte se u liruan 6 të parët e Aktakuzës dhe u dënuan ata të fundit, të cilët kinse kanë marrë urdhra nga këta të parët”.

Sipas Rexhepit, absurdi tjetër ishte se kryetarja e Trupit gjykues Snezhana Nikoliq-Garotiq rreth dyzet minuta sqaroi se si gjashtë të liruarit kanë kryer krime, edhe përmes urdhrave edhe drejtpërdrejtë, dhe u liruan si të pafajshëm, derisa për të dënuarit rreth dyzet minuta tjera sqaroi se si ata nuk kanë bërë krime as edhe 80% nga ajo që ngarkohen, dhe prapëseprapë u dënuan.
Në fund Rexhepi, duke shprehur i mllefosur ndaj klasës politike ka fajësuar përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të Luginës së Preshevës, për mosinteresimin e tyre lidhur me dënimin drakonik të djemve tanë, thekson, se “as prefekti i Preshevës, Ragmi Mustafa, as prefekti i Bujanocit, Nagip Arifi, as dy kryetarët e Kuvendeve komunale, as edhe një kryetar i ndonjë partie (pos meje), e mbi të gjitha “Deputeti” Riza Halimi (edhe pse ndodhej në Beograd) nuk ishin prezent dje gjatë shpalljes së Aktgjykimit, që do të thotë se të gjithë janë bashkëpjesëmarrës në dënimin e djemve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, sepse nuk kanë mundur të kenë punë më prioritare se fati i rëndë i qytetarëve të tyre.
Sipas Rexhepit pala mbrojtëse përsëri do të paraqesë ankesë, dhe lënda përsëri do t`i bartet Gjykatës së Apelit, i cili tani ka të drejtë të vendos vetë.

Do theksuar se nëntë të akuzuarit për këtë rast të ashtuquajtur si “Grupi i Gjilanit” janë arrestuan më 26 dhjetor të vitit 2008, në shtëpitë e tyre në Preshevë, nga njësitet speciale serbe, të akuzuar nga Gjykata për Krime Lufte në Beograd, për krime lufte, kinse të kryera ndaj serbëve, romëve dhe ndaj ndonjë shqiptari luajal (spiun), gjatë periudhës kohore, mesi i qershorit dhe fundi i tetorit të vitit 1999, sipas tyre krime këto të kryera në qytetin e Gjilanit dhe rrethinën e tij.

 

Metali Krasniqi

 

 

Dr.Skender DESTANI nga BDL: Gjykimi është politik anti shqiptar

 

Bashkimi  Demokratike i  Luginës  permes kësaj kumtese per opinion shprehë indinjatën e thellë dhe reagon ashpër ndaj aktgjykimit të shpallur dje nga gjykata serbe e Beogradit ku u denuan 11shqiptarët  e Luginës së Preshevës me 116 vite burg, njofton agjencia informative “Presheva jonë” duke ju referuar një komuniktae të BDL-së.

BDL konsideron se  me shpalljen e ketij vendimi dhe fajsimi i shqiptareve pa asnje fakt konkret te vertetuar nga kjo gjykat, por vetem te bazuar ne deshmit e deshmitareve te rrejshem dhe pa kredibilitet moral, kjo gjykat tregoi se kemi te bejmë me gjykim kryekput  politik anti shqiptar për të, me te vetmin faj qe kishin keta  qytetarë se ishin Shqiptar të Luginës së Preshevës.

Ne  konsiderojm se shqiptarët e Luginës së Preshevës po denohen nga ky pushtet  me qellim të mbulimit te krimeve të kryera ndaj shqiptarëve nga pushteti  fashist i Milosheviqit dhe paraqitjen e shqiptareve si element destabilizues te sistemit te tanishëm .

Ceshtja shqiptare në Luginën e Preshevës po përballet me tortura të paberballushmenga ky pushtet torturues që ka për qellim  frigsimin e shqiptareve ,per te jetuar ne Lugin pra shpernguljen e tyre nga ky rajon etnik shiptar.

BDL solidarizohet me familjaret e të gjykuarve gjithashtu , fton faktorin politik shqiptar të Luginës së Preshevës për unitet dhe bashkëpunim rreth situatës së krijuar.

Apelojmë tek faktori relevant politik dhe institucional shqiptar, faktori ndërkombëtar dhe OSBE, që të reagojnë, fuqishëm pas këtij gjykimi me motive të ulëta politike dhe ultranacionaliste nga një pushtet me mentalitet të vjetruar politik

BDL kërkoNë më ngulm nga Serbia e Daçiçit dhe Nikoliçit që të lirohen shqiptarët e pafajshëm duke bërë presion e duke i treguar se kjo qeveri e re nuk duhet të vazhdojë rrugën e Millosheviqit, sepse keto veprime anti shqiptarejanë të dëmshme  edhe  per vetë Serbinë, popullit serb,  dhe rrugetimin e saj drejt integrimeve evropiane, thuhet në njoftimin e BDL, menshkruar nga  dr Skender Destanin, kryetar.

 

Këshilli i Partisë liberale demokratike në Preshevë, shpreh indinjatë të thellë dhe reagon ashpër ndaj gjykimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Këshilli i PLD-së konsideron se ky gjykim është me motive politike nga ana e një pushteti ultranacionalist, pushtet i cili gjeti përkrahjen edhe tek disa liderët shqiptarë të luginës së Preshevës nga ai ashtëquajturi kualicion shqiptar. Ku tani edhe u vertetua maska e vet deputeti me vota te vjedhura e huazuaramu nga ky pushtet gjegjësisht nga kryeministri Ivica Daqiq, i cili njeri nuk ngopet me arrestimin e të rinjëve shqiptarë e të pafajshëm.

E ndërsa deputeti me partneret e kualicionit harroi se çfar deklaroi në fushatën parazgjedhore ngritën zërin dhe për të drejtat dhe lirit e njeriut e posaqëriosht të shqiptarëve.

Kurse tani e tëra doli në shesh, e posaqërisht atyre të cilëve nuk ju shkoi fjala jonë e së drejtës në vesh të shurdhët, nga ana e reagimeve tona me kohë që kemi bërër e sidomos ai 22 dhejtorit 2011. Ky është motiv drejtë përdrejtë i zotit deputet për të cilin subjekti jonë politik me kohë kjart dhe haptas ka deklaruar se është bërë lufta për pushtet e jo shtet. Shum here në vazhdimsi të pa rreshtur zoti deputet ka bojkotuar daljen në zgjedhje, regjistrimin e popullsi e duke veshur bluza I,m Terorsit si dhe duke gjykuar bashkpuntorin e ti Ivica Dacici ndërsa në anën tjetër i bëhet aq servil Daqiqit duke u kënaqur sëbashku ata me denimin që more shqiptare, dhe tani duke shtuar veprimin e tij dhe instrukcione për marrjen e pushtetit në komunën e Bujanovcit në vazhdimsi.

 

Ndërsa tani pa fije turpi organizon konference për shtyp ku del me deklarata të përbashkëta dhe kundër thurrta me urrejtësin më të madh të shqiptarëve me pasardhësin e Millosheviqit.

Nuk mund të anash kalojmë dyshimin se zoti deputetka që ka dhënë instruksione për arrestimin e ish pjestarëve të UCPMB-së në fushatën parazgjedhore e sidomos ndaj kshilltarit të parties së ti në në fshatin Tërnovc vetëm e vetëm për të arritur qëllimet e veta. Nga një anë duke i burgosur e nga ana tjetër duke qarë.

Vall zoti deputet a aq shpejtë harruat “akuzat” dhe kritikat ndaj Daqiqit e sot krah për krah dilni ne konferenca për shtyp, kjo për këshillin tone nuk është asgjë e re, kjo është e re për opinioni e shurdhët. Kur ne kemi ngit zërin e së drejtës dhe të vërtetës neve na kualifikuat dhe etiketut me veprimet tuaja si Serbofilë, Tani e vërteta si duket nuk do koment. Duke përfunduar dëshirojm të themi edhe një të vërtetë, e tërë politika e juaj ka qenë e bazuar në interese personala dhe individuale, kurse në dam të qytetarëve të cilët I keni future në një qorr sokak të pakthimt.

Të vërtetat tona të cilat i quajtë dhe i quani akuza, shpifje dhe vetëdije e ul qytetare, tani ju faliminderoj se vërtetuat dhe treguat të palart e juaja dhe kush i përket atyre të lartë përmendurave ju apo ne, të gjitha të dhënat kanë të bëjnë vetëm se me personalitetin tuaj e jo me gjith Subjektin që ju përfaqësoni, të cilin subjekt e keni hipnotizuar dhe vër në një gjum të thellë duke mos para ata veprimet tuaja ntishqiptare.

 

Menaxher:

Kujtim Sadriu


SHPËRNDAJE