Qytetarët e Maqedonisë janë të varfër

 

Qytetarët e Maqedonisë janë ndër më të varfrit në Evropë dhe se fuqia e tyre blerëse është në fund të listës së vendeve evropiane. Kjo theksohet në raportin e fundit të entit evropian të statistikave “Eurostat”, e cila llogaritë Bruto Prodhimin Vendor për kokë banori. Fuqia blerëse e qytetarëve të Maqedonisë sipas “Eurostat” është 65 për qind më e ulët nga përqindja e vendeve të Bashkimit Evropian.

Në raport me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit, standard më të ulët nga Maqedonia kanë vetëm Bosnjë-Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova. Me standard më të lartë jetësor jetojnë kroatët, turqit dhe malazezët, ndërsa serbët janë në nivelin e njëjtë me qytetarët e Maqedonisë.

Ekspertët vendor vlerësojnë se këto të dhëna janë shqetësuese dhe alarmuese për Qeverinë e cila duhet të hartojë strategji e cila do të sjellë investime vendore dhe të huaja, por me këtë do të rritet dhe përmirësohet standardi jetësor i qytetarëve.

Sipas raportit të “Eurostat”, më të pasur janë qytetarët e Luksemburgut, Norvegjisë, Zvicrës, Holandës, Danimarkës dhe Irlandës.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni