QSHZ: SHQIPTARËT NË ZVICËR të gatshëm të themelojnë Universitetin Popullor të Diasporës

Qendra Shqiptare në Zvicër

 

 

Projekti i Qendrës Kulturore Shqiptare në Zvicër është një projekt i cili si projkektide është lansuar nga “Bashkësia Shqiptare në Zvicër” qysh në Kuvendin e saj themelues më 04.04.1999 në Bern. Sivjet pritet që me ndihmën e Qeverisë së Kosovës, të Shqipërisë dhe të vet Diasporës Shqiptare në Zvicër ky projekt të realizohet. Janë paraparë dy opsione: Opsioni i parë apo plani A parasheh ndërtimin e një Qendre të re Kulturore, opsioni i dytë apo plani B vjen në konsideratë në rast se nuk mblidhen mjetet e duhura për ndërtimin e një objekti të ri, ky plan parasheh blerjen e një objekti ekzistues dhe përshtatjen e ati objekti. Financimi i Qendrës parashihet të bëhet me vetëfinancim të Diasporës shqiptare në Zvicër si dhe me ndihmën financiare të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqiperisë. Nga Qeveria e Shqiperisë nuk pritet ndonjë ndihmë e lartë financiare mirëpo pjesmarrja e sajë eventuale do të jetë një ndihmesë shumë e madhe në aspektin moral dhe do të ndikoj pozitivisht që bashkatdhetarët në Zvicër të participojnë më shumë me ndihma financiare për ndërtimin e Qendrës së tyre.

 

 

Në vazhdim po japim një ekstrakt të tekstit të projketit për Qendrën Shqiptare në Zvicër:


1. Qendra Shqiptare në Zvicër, parashihet të ketë sallën me binë të përshtatshme për manifestime ku mund të ulen deri 1000 veta edhe atë me tavolina.


Kjo sallë duhet të jetë e konstruktuar asi soji që te ketë mundësi që me mure ndarëse të zvogëlohet në mënyre që te bëhen salla më te vogla për 200, 300 e 500 veta.


2. Qendra Shqiptare në Zvicër duhet të ketë hapësira adekuate për kurse të gjuhëve si për gjuhën shqipe ashtu edhe për mësimin e gjuhëve:
gjermanisht, frengjisht, italisht,anglisht etj. Me kohën pritet që në kuadër te kësaj Qendre te funksionoj edhe një Universitet Popullor i Diasporës.

3. Qendra Shqiptare në Zvicër duhet te ketë dhoma bujtina për ligjëruesit ose pjesëmarrësit e ndryshëm që marrin pjesë ne evenimente të ndryshme në Zvicër si dhe për ligjëruesit e mundshëm te Universitetit Popullor të Diasporës.


4. Qendra Shqiptare në Zvicër duhet te ketë një bibliotekë me gjithë librat që i nevojiten diasporës ne sferat e historisë, kulturës dhe artit nacional.

5. Qendra Shqiptare në Zvicër duhet të ketë edhe një hapësirë-muze ku mund të ekspozohen eksponate, vegla te punës, fotografi e dokumente tjera nga veprimtaria atdhetar e kulturore e diasporës shqiptare në Zvicër.

6. Nga që numri i personave qe mund te mblidhen mund te kaloj edhe numrin 1000, kjo qendër duhet te ketë numër te mjaftueshëm të parkingjeve.

7. Qendra Shqiptare në Zvicër duhet të ketë një hapësirë për restorant me kuzhinë ku ofrohen specialitete shqiptare dhe ushqime tjera.

8. Qendra duhet ta ketë një hapësirë ku mund te ekspozohen dhe shiten produktet e ndryshme nga hapësira etnike shqiptare.

9. Qendra Shqiptare në Zvicër për rininë shqiptare në Zvicer parasheh që në kompleksin e saj të ketë edhe një diskotekë moderne.

10. Arkitektura e Qendrës duhet të ketë elemente që japin pamjen e një ndërtese me arkitektur kombëtare shqiptare.

Projektideja për ndërtimin e një Qendre të re Kulturore në Zvicër, i është derguar Ministrit të Diasporës z. Ibrahim Makolli, disa shoqatave dhe veprimtarëve, disa arkitektëve dhe inxhinierëve shqiptar në Zvicër. Së shpejti priten edhe rezultatet e para për projektin e Qendrës së Re Kulturore. Ideja për ndertim të një Objekti të ri nuk është e lehtë për realizim por duhet të bërë çmos që të sensibilizohet diaspora duke përdor ndihmesën që mund të jap Ministri i Diasporës, angazhimi i gjithë veprimtarëve shqiptar ne Zvicër, ndihma e intelektualëve nga atdheu dhe diaspora si dhe ndihmesa e mjeteve të informimit si RTK-ja me programet TV-Diaspora, Debati, Oksigjeni etj.

Grumbullimi i mjeteve për realizimin e projektit QENDRA KULTURORE SHQIPTARE do të realizohet nëpërmjet : FONDIT HUMANITAR GJITHËKOMBËTAR , Institucion ky Financiar i Diasporës i cili ka kohë që ika munguar diasporës tonë. Realizimi i kesaj Qendre nëpermjet FONDIT HUMANITAR GJITHËKOMBËTAR do të ndikoj pozitivisht shumë në kthimin e besimit të diasporës për tu vetorganizuar dhe institucionalizuar.


FONDI HUMANITAR GJITHËKOMBËTAR do të jetë Institucion ku do të marrin pjesë dhe do të angazhohen përfaqësues të të gjitha shoqatave në Zvicër.

 

Derisa në Zvicër të ketë Diasporë Shqiptare do të ketë nevojë për një FOND GJITHËKOMBËTAR, ky Fond gjithëkombëtar duhet të funksionoj në principin solidar, pra të obliguar do të jenë gjithë shqiptarët pavarësisht asaj se a kanë apo jo fëmijë ne shkollë, janë apo s`janë pjesëtar të ndonjë shoqate kontribuse aktive ne ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave tona kombëtare. Te gjithë ata që i thonë vetes shqiptar do të obligohen që të japin minimumin i cili do te përcakrohet në një Kuvend i cili do të thirret enkas per miratimin e projketit të QENDRËS SHQIPTARE NË ZVICËR dhe FONDIT HUMANITAR GJITHËKOMBËTAR.

 

Edhe populli zviceran ka pas diasporën e vet por ata janë kthye dhe kanë bërë nje shtet të cilit sot i merr lakmi e gjithë bota. Ne po jetojmë në këtë shtet ku kemi marr dhe çdo ditë po marrim njohuri dhe kulturë pune e ndërtimi të ekonomisë e shtetit, fëmijët tanë po marrin dhe do të marrin edhe më shumë përvoja evropjane. Misioni dhe detyra e jonë si gjeneratë është krijimi i një sistemi për ruajtjen e diasporës tonë edhe per disa dekada në menynë të ketë kush të kthehet e ta bëjë atdheun ton ekonomikisht sikur Zvicra.

Me nderime
Dipl.-Ing. Ahmet Hasani

Weiningerstarsse 44
CH – 8105 Regensdorf


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni