T’i mbash serbët e Kosovës dhe shqiptaret  e Luignës me zor ne nje shtet , te cilet nuk e duian, eshte e padrejte dhe okupim..” ka thëne Qosja për “Presheva Jonë”

 

 

Preshevë, 19 janar -Akademiku, shkrimtari dhe kritiku Rexhep Qosja, per agjecinë e lajmeve “Presheva Jonë” ka rikonfirmuar serish  se “Lugina e Preshevës t’i jepet Kosovës, Veriu i Kosovës Serbise. Kjo e fundit ashtu-kështu kosovaret nuk po i dalin zot  dhe  ju ka dalur prej doresh kaherë..”

 

Qosja: Ai ka deklaruar se e vetmja rrugë për të arritur tek një zgjidhje e qëndrueshme është që të ketë shkëmbim territoresh me Serbinë

 Lugina e Preshevës me Kosovën, Veriu Serbise. Kjo e fundit ashtu-kështu kosovarve ju ka dalur prej dorësh

  • T’i mbash me zor serbët e Kosovës dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës nën një shtet që nuk e duan është  jo e drejtë  dhe jo demokratike, që ndryshe mund të thuhet t’i mbash ata nën  okupim. Edhe pse ky  ishte shekulli ynë, cështja shqiptare në ballakan nuk është zgjedhur si duhet, nuk është zgjidhur drejtë dhe cështja shqiptare ende nuk është e zgjidhur përfundimisht.. » janë keta vetëm ca prononcime të akademik Rexhep Qosjes në intervistën dhënë agjencisë informative kombëtare « Presheva Jonë.

“Çështja serbe mund të zgjidhet duke u shkëputur një pjesë e Kosovës, veriut, dhe duke u bashkuar Lugina e Preshevës me Kosovën. Kjo nuk është e lehtë dhe ne mund të mendojmë se Serbia nuk do të pajtohet lehtë. Por, është koncept të cilin ne duhet ta kemi përpara gjithnjë”, ka thënë ai për “Presheva Jonë”

Shqipatrët etnik në Preshevë, Bujanoc dhe Medevegjë aktualisht nën administrimin serbë, Veriu Kosovës, vizita e krerëve serbë në Kosovë dhe mosvizitat e krerëve kosovarë në Preshevë si dhe si po i gjen shqiptarët në Gadishulli Ilirik 100-vjetori i pavarësisë… ishin tri temat që prekëm me akademik Rexhep Qosjen , në intervistën dhënë agjencisë informative kombëtare «Presheva Jonë »

I pyetur rreth disa ideve për ndarje e Kosovës apo shkëmbimin e territoreve siq ishte deklaratat e fundit e  Ehard Busek, profesor Rexhep Qosja lidhur me këtë fillimisht për agjencinë tonë është përgjigjur se « Unë mendoj se për t’u zgjidhur përfundmisht cështja e Kosovës, duhet të zgjidhet edhe një breng e mbrendshme në Kosovë,  për t’u cliruar nga serbët e Veriut, dhe kush eshtë interesuar nga këta  serbë nga brendia e Kosovës mund të kalojnë atje në Veri dhe ajo pjesë t’i jepet Serbisë, ndërsa Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës. Dont të thotë të bëhet shkëmbi i territoreve, për të cilin opcion unë jam dakord .. »

 

 

SHPËRNDAJE