Qemal Mustafa i Gjilanit po ndiqet nga Agjencia Kundër Korrupcionit

Agjencia Kundër Korrupsionit i ka dërguar kërkesë Gjykatës për Kundërvajtje në Gjilan, që të fillojë procedurat kundërvajtëse ndaj kryetarit të Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, për shkak se ndodhet në konflikt të interesit.

 

Në një komunikatë të lëshuar nga AKK-ja, thuhet se përkundër kërkesave të Agjencisë që t’i shmanget këtij konflikti, ai nuk ka demonstruar gatishmëri që të respektojë Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit.

“Më datën 15.07.2011 z. Mustafa i është bërë shkresa e parë njoftuese me të cilën Agjencia ka njoftuar atë se ka filluar hetimin lidhur me dyshimin e bazuar për situatën konflikt interesi në ushtrimin e funksionit publik. Pas kësaj shkrese zyrtari i lartë është paraqitur në Agjenci dhe në takim me zyrtarët e Agjencisë ka ballafaquar faktet.

Përmes provave zyrtare të marra nga ARBK-ja, Agjencia ka zbuluar se zyrtari i lartë, Qemail Mustafa, është një prej pronarëve të biznesit privat “Frutta Viva“ Sh.p.k., ndërsa në situatë konflikt-interesi me funksionin e tij publik si kryetar komune e sjell funksioni i tij si person i vetëm i autorizuar i biznesit të përmendur.

Agjencia ka këshilluar disa herë z. Mustafa për mënyrën se si duhet parandaluar situatën e konfliktit të interesit në të cilën ai ndodhej. Por, edhe përkundër afatit të dhënë ligjor nga Agjencia, zyrtari i lartë nuk ka ndërmarr asnjë veprim që të parandalojë këtë situatë, prandaj me datën 17.11.2011, i është bërë shkresa e dytë me të cilën nga ai është kërkuar që brenda afatit të dhënë ligjor të ndryshojë këtë gjendje.

Edhe pas këtij afati, z. Mustafa nuk është përgjigjur me asnjë veprim të bërë për të ndryshuar situatën me konflikt interesi, në ushtrimin e funksionit të tij publik.

Neni 16 paragrafi 1 i këtij ligji thotë: Zyrtari i lartë publik nuk mund të jetë menaxhues ose anëtar i organeve menaxhuese në organizata fitimprurëse dhe jo fitimprurëse, përjashtuar subjektet politike si dhe rastet kur një funksion i tillë i dedikohet për shkak te funksionit.

Prandaj si rezultat i mos gatishmërisë së z. Mustafa për të heq dorë nga konflikti i interesit në të cilin ndodhet, Agjencia kërkojë nga Gjyakata që konform ligjit të marr masat e nevojshme për këtë rast.

Agjencia kundër korrupsionit është e vendosur që me përkushtimin më të madhë të realizojë misionin e saj si zbatuese e disa ligjeve, në të cilin hynë edhe Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit”, thuhet në komunikatë./Kosovapress/


2 Komente

  1. Erti nga Gjilani, January 29, 2012:

    Hej po larg paska shkue, s’eshte cudi kjo për një kryetar që i ka “blerë” votat me shishe vaji e me nga 50 kg miell prej të varfërve në komunën e tij.
    Qe 5 vjet i ka refuzuar bile edhe dy donator nga jashte që donin të n¨dertonin shkolla, imagjinoni SHKOLLA. Një të mesme dhe nje fillore. E pse? Sepse donatorët i kanë thëne se ne menagjojme me mjetet financiare. E ky zotëria kur ka pa se spo i mbetet gje ne xhep ka dale nëper media me 100 mij trillime e gënjeshtra. Thjesht ky ka qenë është dhe do të mbetet njeri i paskrupullt. Ah cka na qenka pushteti bre. Mjeri ai qe e don kaq shumë.

  2. Hasani, January 29, 2012:

    Hej luja Qemajl luja. Ne në Gilan e kemi ditë se ti e ke një ndërmarrje informatike dhe nje vetsherbim që bënë shërmime me komande po valla bre burre larg na paske shkue e ishalla kjo fare agjencije e korrupcionit ta ndale hovin se mos vet. Tash po e kuptoj se kah po shkojne paret e bugjetit te komunës dhe pse ti me 1000 ero rrogë po arrinë me jetue ma mirë se shumë deputet që kemi nga gilani në parlament.

Komentoni