S hpeshherë ka ndodhur që të jeni duke qëndruar në shtëpi apo diku tjetër derisa vetura është jashtë në një kohë kur ka vetëtimë të madhe. Kjo ka shkaktuar që të ndizet alarmi i veturës suaj dhe ndoshta keni menduar se si ka ardhur deri këtu. Kjo ndodh për shkak të sistemit të dëgjimit të muzikës në veturën tuaj. Sistemet moderne të alarmit përdorin detektorë të shokut dhe presionit.,raporton Gazeta Kosova Sot

 

Zmadhuesit e zërit shërbejnë si detektorë të presionit. Një zmadhues zakonisht funksionon nëpërmjet vibrimit sipas hyrjes së sinjaleve elektrike për të krijuar zërin. Por, edhe e kundërta mund të ndodhë, një zë i lartë apo ndryshim i madh në presionin atmosferik mund ta lëvizë zmadhuesin, duke krijuar një sinjal elektrik që e nxit alarmin. Valët e tronditjes gjithashtu mund të ndezin alarmin e veturës por edhe mund të vrasin. Valët nga eksplozionet e mëdha mund të shkaktojnë shtrembërim në kafkën tonë duke shkaktuar edhe dëmtim në tru. Shumë ushtarë në Luftën e Parë Botërore, që ishin afër predhave, që shpërthenin, u vranë megjithëse kanë treguar pak shenja të dëmit të jashtëm.

 

SHPËRNDAJE