PRESHEVË: Zjarret bashk me vapën i ngjajnë Saharës

Sot në orët e pasdites, ekipi i agjencisë informaitve “Prehseva jonë” në trren ka regjistruar  disa  zjarre, ku jnaë djegur një numër i madh hektarësh me pyje e shkurresh në komunën e Bujanocit më saktësisht mbi fshatin Bilaç dhe në momentet e pikërishme kur po raportojmë, zjarri është përhapur edhe në fshatrat Bushtran dhe Leran.        

Preshevë,6 gusht

Temperaturat e larta që po mbretërojnë në rajon,po edhe në Luginë të Preshevës janë shakku kryesor i shkaktimit të zjarreve të shumta në Luginë të Preshevës. Shih për këtë, sot në orët e pasdites, janë djegur një numër i madh hektarësh me pyje e shkurresh në komunën e Bujanocit më saktësisht mbi fshatin Bilaç dhe në momentet e pikërishme kur po raportojmë, zjarri është përhapur edhe në fshatrat Bushtran dhe Leran. Kryesisht këto zjarre janë shkaktuar si pasojë e temperaturave të larta që arrin mbi 42 gradë në Luginë të Preshevës. Përkitazi me ndalimin e përhapjes së zjarreve janë angazhuar një mori ekipesh zjarrfikësish për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të tyre si dhe janë angazhuar edhe një numër qytetarësh për shuarje e tyre. Theksojmë se qielli tani në këtë vende duket si i ngjan një Sahare të dytë dhe shpresohet që në të ardhmen të parandalohen ndezja e zjarreve pavarësisht nga vijnë ato.a.i.

SHPËRNDAJE