POPULLATA KËRKON PROTESTË NË MEDVEGJË…LIDERËT HESHTIN ?!

Reagon Bashkësia Lokale e Tupallës, kërkon protesta

Kryesia e Bashkësisë Lokale të Tupallës ka kërkuar nga kryetari i PVD-së dhe nga kryetari UDSH-së, organizimin e një proteste gjithëpopullore për rastin e familjes së Sokol Ismajlit.”

Radhës së atyre që kanë ngrit zërin ndaj ngjarjeve të fundit në komunën e Medvegjës, i është bashkuar edhe Bashkësia Lokale e Tupallës. Në një letër dërguar Medvegja.Net, kryetari i Bashkësisë Lokale të Tupallës, zotëri Sokol Halimi, dënon ashpër këtë sulm pasi që, siç thotë ai, kishte pasur rastin që ta takoj Sokolin atë ditë dhe rrëfen se gjendja e tij ishte shumë e rëndë.

“Atë ditë isha në Medvegjë duke e pritur autobusin për t’i përcjell disa miq që udhëtonin për Prishtinë dhe, duke kaluar rrugës e vërejtëm Sokolin të shtrirë para stacionit policor dhe ishte i përgjakur. Ne e morëm dhe menjëherë e dërguam në shtëpinë e shëndetit. Sokoli ishte i përgjakur dhe ne nuk lejuam që atij t’i pastroheshin plagët derisa nuk arriti gazetari i “Radio Medvegja” dhe i mori pamjet. Trajtimi që Sokolit ju bë në shtëpinë e shëndetit ishte i pamjaftueshëm në krahasim me plagët që ai kishte, kështu ishte e nevojshme që ai të dërgohej në spitalin e Leskocit.”, thotë Sokol Halimi.

Mirëpo, Bashkësia Lokale e Tupallës nuk ndalet me kaq, ata kërkojnë që kjo çështje të mos përfundoj me kaq, ata madje kërkojnë edhe organizimin e një proteste për të shprehur pakënaqësinë për këtë rast. Ata për Medvegja.Net kanë thënë se organizimin e një proteste e kanë diskutuar edhe me udhëheqësit e partive politike shqiptare në Medvegjë, me PVD-në(Partia për veprim demokratik) dhe UDSH-në(Unioni demokratik shqiptarë).

Kryesia e Bashkësisë Lokale të Tupallës ka kërkuar nga kryetari i PVD-së dhe nga kryetari UDSH-së, organizimin e një proteste gjithëpopullore për rastin e familjes së Sokol Ismajlit.”

Ndër të tjera ata, Bashkësia Lokale e Tupallës, thonë se këshilltarët shqiptarë në kuvendin komunal, është dashur që ta bojkotojnë seancën e djeshme, fëmijët nuk duhet t’i dërgojmë në shkollë deri sa të marrin fund rastet e tilla në Medvegjë.

“Përse dje u mbajt seanca në kuvendin komunal, përse këshilltarët shqiptarë nuk e lëshuan kuvendin?, ne kemi pritur një gjë të tillë nga ata. Menjëherë duhet t’i ndalim fëmijët nga shkolla dhe të dalim në protestë deri sa të zbardhet plotësisht rasti, sepse kjo nuk është hera e parë që ndodhin këso raste. Pse të mos protestojmë kur e dimë se serbët për rastin më të vogël nuk hezitoj t’i shprehin pakënaqësitë e tyre. Gjëra të tilla mund t’i ndodhin çdo kujt nëse nuk reagohet ndaj tyre.”, thuhet në letrën dërguar Portalit Informativ Medvegja.Net.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni